Temperatures are rising/ Today's weather
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...

"Kam parë me sytë e mi si policia kroare i ka keqtrajtuar shokët...disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy."(Ehsan, djalë, 17)
"Një kontrabandist (...)nxorri një thikë(...) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka" (Hasnen, djalë, 15)
"Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur." (Hanan, djalë, 17)
Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë që janë në rrugë vetëm ose me familjet e tyre. Shumica nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani dhe Siria. Përmes së ashtuquajturës itinerari i Ballkanit - pra nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina ata duan të mbërrijnë në perëndim. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të studimit "Wherever we go, someone harms us" të publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës, ku janë kryer intervista të gjera me minorenë nga mosha 13-19 vjeç në kampet e refugjatëve në Bihaç, Tuzla dhe Sarajevë. Për këtë studim janë intervistuar dhe 27 aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve.

Autorët e krimeve janë kontrabandistë dhe policë
Vështirësia më e madhe që migrantët kanë në rrugën drejt perëndimit paraqitet në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe anëtares më të re të BE, Kroacisë, që në 1 janar 2023 behet edhe pjesë e hapësirës Shengen. Për të arritur këtë qeveria kroate ka ndjekur një politikë mjaft të ashpër dhe të dhunshme kundër migrantëve, me qëllimin e profilizimit si mbrojtëse e besueshme e kufijve të jashtëm të BE. Tek metodat e policisë kroate bëjnë pjesë dhuna brutale dhekthimi ilegal i refugjatëve, i njohur si "pushbacks".
"Gjatë rrugëtimit të gjithë migrantët përballen me dhunën fizike, psikike dhe seksuale, por grupi më i rrezikuar janë fëmijët, sidomos ata që janë në rrugë vetëm, pa mbrojtjen e prindërve," thotë Tatjana Ristic, koordinatore e zyrës Save the Children në Beograd për DW. "Dhuna seksuale më së shumti vjen prej kontrabandistëve, ata janë të fuqishëm, fëmijët kanë frikë dhe janë të varur prej tyre. Por edhe familja nuk garanton gjithmonë mbrojtje. Edhe policët kryejnë akte dhune, e prej tyre nuk ka asnjë mbrojtje."

Djemtë të rrezikuar veçanërisht
Sipas studimit të Save the Children minorenët e pashoqëruar janë të detyruar të flenë në ndërtesa të rrënuara, me të panjohur, në frikë të vazhdueshme nga rrahjet apo dhuna seksuale. Djemtë janë veçanërisht të rrezikuar. Pa ndihmë dhe pa mundësi për të përpunar përjetimet, shumë fëmijë e djem të rinj e kompensojnë frikën dhe stresin me alkool dhe drogë. Edhe numri i vetëlëndimeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje është "mjaft shqetësues". Ristic thotë se "shumë rrallë bëhen denoncime". Më e keqja është se fëmijët e prekur e normalizojnë dhunën, e shohin si diçka normale dhe të pamënjanueshme, kur nuk bëjnë asnjë denoncim në rrugëtime që mesatarisht zgjasin 4 vite.
Itinerari i Ballkanit nuk është aspak i mbyllur, thotë Tatjana Ristic. Marrëveshja e refugjatëve mes BE dhe Turqisë i ka reduktuar lëvizjet e migrantëve, por nuk u ka dhënë fund. "Në vitin 2021 përgjatë itinerarit të Ballkanit janë regjistruar 95.000 refugjatë", thotë Tatjana Rictic, por "shifra reale duhet të jetë shumë më e lartë". Save the Children ka shënuar rritje të fluksit të migrantëve për vitin 2022. Konkretisht kjo organizatë kërkon "mekanizma të legalizimit të migracionit" në itinerarin e Ballkanit. "Kërkesat për azil duhet të trajtohen individualisht, migrantët nuk duhet të dëbohen me detyrim nga kufijtë dhe pushbacks nuk duhet të ketë më", kërkon Tatjana Ristic në bisedë me DW. Po ashtu në kufij duhet të vendosen nëpunës që kanë një mënyrë humane komunikimi me fëmijët, grupin të lëndueshëm mes migrantëve./DW

Lawyer Spartak Njela, through an analysis of the Russia-Uk...
Analyst Aleksandër Çipa sees the issue of lobbying the Dem...
Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish...
The General Director of Police Muhamet Rrumbullaku, as...
The Ministry of Defense has provided detailed information ...
High-intensity rainfall has filled the lakes of the hydrop...
Prime Minister Edi Rama started today with a video sho...
At least 25 houses in Tropoja were threatened by the flood...
On Friday, an event took place in Tirana that I can't exag...
PL MP, Monika Kryemadhi yesterday responded to Prime Minis...
Drug trafficking by Albanians has forced the state of Ecua...
Reshjet e fundjavës po sjellin deri në 1000 m3 në seko...
Lake Ohrid and Lake Prespa, two of Europe's oldest lak...
The scheduled cruises from Durrës to Bari are cancelle...
Water and Sewerage in Durrës has informed the citizens...
The Ministry of Infrastructure and Energy has publishe...
A Turkish citizen has requested asylum in Albania as h...
CNA.al is one of the media that has long denounced the bi...
Due to the high flow of vehicles on the road axes during t...
Gazetari investigativ Artan Hoxha së fundmi ka ndarë një p...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...