web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh

2022-08-21 12:41:00, Aktualitet CNA

Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, ka reaguar në lidhje me ngjarjes që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Grozev ,pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, shkruan se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesanve udhëtimi.

Sipas tij ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e "fotografëve", të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai./CNA.al

Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh





Lajmet e fundit nga