web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Politikanët në festë/ Atmosferë e vakët festive nga Tirana në Vlorë

2022-11-28 15:04:00, Aktualitet CNA

Foto-Politikanët në festë/ Atmosferë e vakët festive

Në 110 vjetorin e pavarësisë, qytetet janë veshur kuq e zi.

Festimet dhe ceremonitë zyrtare janë përqëndruar në Vlorë, aty ku kanë zbritur politikanët nga Shqipëria dhe Kosova.

Ndryshe nga vitet e tjera atmosfera ka qenë e vakët si në Vlorë ashtu edhe Tiranë.

Qytetarët janë përqëndruar në angazhimet tyre ditore, duke shkrepur tek tuk ndonjë fotografi.

Por pavarësisht atmosferës së vakët festive më entuziastët janë parë rrugëve të veshur me bluza të stampuara me shqiponjën dykrenare.

Ashtu siç e shihni në fotot e mëposhtme, në Vlorë sheshi u tejmbush por jo me qytetarë, me politikanë, që bënin xhiro rrugëve të qytetit, dhe me gota në duar i gëzoheshin njëri tjetrit./CNA.al





Lajmet e fundit nga