web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dua Lipa merr pasaportën “kuq e zi”/ Mediat ndërkombëtare jehon lajmit

2022-11-28 12:03:00, Aktualitet CNA

Dua Lipa merr pasaportën “kuq e zi”/ Mediat

Mediat ndërkombëtare si The Gurdian, Washington Post, Daily Mail kanë raportuar lajmin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës Dua Lipa.

Ditën e djeshme këngëtarja me famë botërore ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

“Presidenti i Shqipërisë i ka dhënë nënshtetësinë yllit britanik të popit me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për atë që ai tha se ishte roli i artistes në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj, shkruan “The Gurdian”.

Dua Lipa merr pasaportën “kuq e zi”/ Mediat

“Super ylli i muzikës pop merr nënshtetësinë shqiptare”, ishte tituli i vendosur nga “The washington Post”.

Dua Lipa merr pasaportën “kuq e zi”/ Mediat

“‘Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare për rolin e saj në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj”, ka raportuar “Daily Mail”.

Kujtojmë se sot Dua Lipa do të përfundojë turneun e saj të koncerteve “Future Nostalgia”në sheshin kryesor Tiranës të hënën (28 nëntor) për Ditën e Pavarësisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga