web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

110 vjet pavarësi/ Shqipëria vishet kuq e zi

2022-11-28 08:29:00, Aktualitet CNA

110 vjet pavarësi/ Shqipëria vishet kuq e zi

Shqipëria feston sot 110-vjetorin e Pavarësisë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Kjo ditë do të shoqërohet me ceremony festive në të gjithë vendin, por epiqendra do të jetë Vlora.

Presidenti Bajram Begaj, do të mbajë pritjen shtetërore të rastit. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të organizojnë javën festive, me vente që do të shtrihen në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe do të kulmojnë me koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura-Së bashku për Paqen”, në datën 3 dhjetor 2022.

Edhe në Kosovë do të ketë festime, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit./CNA.al





Lajmet e fundit nga