web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Format p*rno television"/ Hervin Çuli "explodes" against Big Brother: Where is this society going?

2022-12-29 18:53:00, Aktualitet CNA
"Format p*rno television"/ Hervin Çuli "explodes"
Hervin Çuli

Director Hervin Çuli has spoken about the "Big Brother" format as well as the participation of some actors and musicians, whom he has known for years.

Çuli expressed his revolt by saying that these characters seem to have fallen prey to the "ignorance that surrounds them", but further states that the format should give these figures the opportunity to present themselves and present educational values ??to the public .

Clarifying a post on social networks, where he had criticized the format, Çuli said in the interview with journalist Ola Bruko:

“Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion.”-

Biseda në studio:

Përse shkruat një shkrim për Big Brother?

Është një eksperiment njerëzor që mua nuk më josh. Në ekuilibrat e këtij formati nuk gjejmë as dëshirën për të integruar edhe gjëra që i shkojnë edukimit të popullsisë. Ku shkojmë me këto formate? Cfarë përfiton shoqëria dhe fëmijët tanë? Ku është ky format përballë artit të vërtetë, flas për artin edukativ. Vetëm 3% e publikut francez e ndjekin këtë format.

Në këtë BBV kanë hyrë aktorë me emër si Zaharia, Mustafaraj, Hazizi. Pse mendoni ju se ata kanë hyrë? Për çfarë kanë nevojë ata?

Pyetja juaj ka përgjigjen time brenda. Nganjëherë në formate të këtij lloji nëse nuk i çojmë në drejtimin e duhur, ka mundësi që këta njerëz që deformohen në trysninë e injorancës që i rrethojnë. Kllogjeri aty nuk është në rolin e tij. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë format, ne kemi mundësinë ta emancipojmë. Shpresojmë që edhe për aktorët dhe këngëtarin të ketë gjera nga organizatorët që prodhojnë edukacion. Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion. Ky është shqetësimi qytetar që unë shkruajta. Ajo që shkruaj unë është ky është shteti ynë, mbështetja që shteti i jep artit të vërtetë që të përballojë këtë det të madh të këtyre formateve./CNA.al





Lajmet e fundit nga