
Deputetët e Lulzim Bashës janë përfshirë në një skandal publik duke mashtruar shqiptarët se hapën dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Një skenar banal politik nga Basha, Alibeaj e Co të cilët disa javë më parë trumbetuan në Kuvend me të madhe se dosjet po hapeshin, kur në fakt ato po kyçeshin më keq.
E gjitha duket se ishte një lojë e socialistëve, ku Alibeaj, Basha dhe deputetët e tyre bënin sikur s’kuptonin dhe po shpallnin një nga ato fitoret e rradhës të Lulit.
CNA.al duke e ditur këtë skemë të përsëritur, pak ditë më parë çoi një letër zyrtare Autoritetit të Dosjeve ku i kërkoi hapjen e tyre për një sërë personazhesh publike, gazetarë, ministra dhe politikanë.
Një ditë më parë, Autoriteti i Dosjeve dha një përgjijge për kërkesën, duke thënë se, dosjet nuk janë hapur.
Përmes përgjigjes zyrtare Autoriteti i Dosjeve pranon publikisht se nuk janë hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Redaksia e CNA.al ka kontaktuar disa nga deputetët kryësorë të grupit të Lulzim Bashës që shpallën fitoren e tyre në ditën që u votuan ndryshimet ligjore. Nga Enkelejd Alibeaj tek Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkajn, Lefter Gështenjan, Kreshnik Çollaku etj.
Këta janë emrat të cilët në seancën e 20 Tetorit në Kuvendin e Shqipërisë kanë votuar pro këtij ligji dhe na thanë publikisht se kishin kryer një fitore historike, për hapjen e dosjeve për këdo.
I morrëm në telefon dhe ju shkruajtëm të gjithëve, por ikën si djalli nga temiani, u fshehën si hajduti në kërkim, kur thjesht i pyetëm pse nuk janë hapur dosjet?
Deputetët e Bashës, kanë mashtruar publikisht për hapjen e dosjeve, pasi edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, dosjet nuk hapen.
Faktet se si deputetët e Bashës mashtruan publikisht.
I komanduari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj , u shpreh në fjalën e tij në Kuvend se është kokulur për hapjen e plotë të dosjeve.
“Asnjë triumf nuk ka në këtë çështje, nuk do bëj falenderim. Madje unë jam kokulur për hapjen e plotë të dosjeve. Dhe kështu duhet të jenë të gjithë, kokulur. Asgjë triumfaliste ka sot nëse arrijmë këtë detyrim të mohuar dhe gjithsecili nga ne duhet të bëj dhe të ulë kokën. Ajo që ne kemi sugjeruar për hapjen e dosjeve të kujtdo nuk është thjesht ndarja simbolike me komunizmin e diktaturën por është një detyrim moral. Nuk bëhet thjesht hapja e dosjeve për të parë se kush kanë qenë shërbyesit, hapen për të parë, ekzekutorët, ekspertët, gardianët e burgjeve, të cilët vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kishin bukën e ditës. Do duhet ta hapim, do duhet të gjejmë kurajën. Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Na falni shqiptarë kudo, ju të cilët keni vuajtur, ju që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorë e bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndjesë!“- tha Alibeaj nga Foltorja.
Nga ana tjetër edhe deputeti Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale, ndër të tjera shkruante: Nuk ka asnjë gabim në hapjen e dosjeve.
“Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një “ushtri” me përgjegjësi kryesore në dhunën që diktatura ka ushtruar mbi shqiptarët. Nuk ka asnjë gabim në hapjen e plotë të dosjeve të tyre; nuk ka asnjë gabim në deklasifikimin e dosjeve të tyre; dhe nuk ka asnjë gabim në heqjen e çdo pengese për të kontrolluar këdo zyrtar të lartë që dyshohet se ka qenë spinun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit.
Gabim është që të dalësh kundër vetvetes për interesa të supozuara të një individi. Gabim është të dalësh kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit ku të përndjekurit e tij janë themeli i mbështetësve të PD. Gabim është të justifikohesh me mashtrim se dosjet janë hapur plotësisht në 2008, duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ligj nuk hyri dot në fuqi sepse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gabim është ti japësh mundësi Edi Kristaq Ramës të flasë për këtë temë, kur PD ka qenë plot 14 vite në pushtet. Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh.
Ligji i miratuar dje nuk është ligj kundër Ilir Metës, sa kohë ai mohon të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit! Pse qenka ligj kundër Ilir Metës dhe nuk qenka ligj kundër 6 rasteve të tjera, që autoriteti i dosjeve i raporton se ndodhen në të njëjtën pozitë?!
Nëse dikush ka qenë spiun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe preket nga ligji, atëherë PD nuk i ka asnjë borxh askujt dhe nuk mund të heqë dorë nga parimet e veta për interesin e askujt. Është gabim historik të dalësh kundër trashëgimisë familjare apo politike për interesin e një apo disa individëve. Sigurimsat dhe spiunët e tyre duhet të jenë jashtë politikës, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike. Jemi vonë, por nuk mund ta vonojmë më shumë me teatrin e shëmtuar të politikës 32 vjeçare”, shkruan Bardhi.

Edhe deputetja tjetër e Bashës, Jorida Tabaku, është shprehur në fjalimin e saj në Kuvend se:
“Hapja është një proces, dhe çdokush ka të drejtë të shohë veten në pasqyrë. Shoqëria jonë është vend ku askush nuk është dënuar për krimet e komunizmit”, tha Tabak ndër të tjera.
Një tjetër deputet që mashtroi publikisht është Kreshnik Çollaku, i cili gjatë senacës në parlament tha: “I hapëm dosjet e sigurimit të Shtetit”
Më tej edhe Gjekmarkaj, ka pohuar se: Të votosh një ligj që hap dosjet është detyrim moral dhe politik për çdo ligjvënës.

Pra këto janë faktet se si kanë mashtruar publikisht deputetët e Bashës. Tashmë janë përballë faktit që dosjet nuk u hapen dhe e kanë me shkresë zyrtare.
Ligji ka hyrë në fuqi dhe mashtruesat publikë të Lulit tani nuk përgjigjen as në telefona si gënjyen dhe u tallën me shqiptarët. Sërish ishin vetëm vegla meskine dhe kobure politike në duart e propagandës të Rilindjes./ CNA.al
The Special Appeal Against Corruption and Organized Crime ...
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-...
Berat's cannabis greenhouses will be investigated by SPAK,...
Shkodra's water company has reacted after the news that ci...
Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka do të përballet me GJK...
The incinerator affair continues to be one of the most...
Journalist Rezear Xhaxhiu said that in Paris there are clu...
The Internet and information technology are increasingly i...
Një 58-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka ndërruar jet...
Conspiracyist Alfred Cako has not left without commenting ...
For more than two years, Credins Bank has been transfo...
Former deputy Kristo Goci has announced that he will leave...
Conspiracyist Alfred Cako says that the world is facin...
Conspiracyist Alfred Cako has declared that the banker...
In an interview for the Voice of America, the head of ...
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka reaguar ashpër ndaj emisi...
Më 16 dhjetor, Tirana u trondit nga një atentat me arm...
Family doctors have not received their year-end bonus ...
Today, the Democratic Party gathered for a lunch, on t...
Life often forces people to make the wrong choices, bu...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...