
Më 16 dhjetor, Tirana u trondit nga një atentat me armë në mes të një lokali në zonën e Komunës së Parisit, ku u ekzekutua Edmond Papa.
Për këtë ngjarje të rëndë ka dëshmuar para hetuesve shtetasi me inicialet V.SH., pronari i lokalit ku ndodhi krimi, i cili ishte edhe vetë i pranishëm kur u qëllua me breshëri.
Në dosjen hetimore të zbardhur në emisionin e Klodiana Lalës, thuhet se pronari i lokalit kishte krijuar njohje me Papën dhe rrethin e tij familjar për shkak se ishte klient i rregullt.
Ai është shprehur se fillimisht nuk e ka kuptuar çfarë po ndodhte.
“Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka patur klientë të zakonshëm të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak. Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte”, ka deklaruar pronari i lokalit.
Përsa i përket autorit, ai është shprehur se nuk e ka parë mirë kush ishte, pasi mbante kapuç në kokë.
“Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë, dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur”, ka deklaruar shtetasi V.Sh., i cili ka rrëfyer se ka tentuar të lidhet me policinë dhe pasi nuk ka mundur, ka shkuar te banesa e viktimës.
“Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129, por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës. Aty pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij që është plagosur vëllai i burrit të saj.
Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë.Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej. Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital”, theksoi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Edmond Papa u qëllua 9 herë me breshëri armësh. Fillimisht ai u transportua për në spital me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra./ B.A. – CNA.al
Family doctors have not received their year-end bonus ...
Today, the Democratic Party gathered for a lunch, on t...
Life often forces people to make the wrong choices, bu...
The Minister of Foreign Affairs, Olta Xhaçka, has reacted ...
Today, the Democrats have left behind the "remnants" a...
It could not happen otherwise, it was expected. CNA.al a...
And when, more than on winter holidays, when it's cold...
Kompania ajrore shqiptare ‘Air Albania” ka reaguar p...
The Court of Appeal has left in prison the aggressor of the ...
The head of FRPD, Besart Xhaferri, calls it disgusting...
Deputy Jorida Tabaku has opposed the Minister of Finan...
The head of LRE, Arian Galdini, reacted again after th...
Yesterday, we saw Shemsi Prençi appearing in a meeting of ...
The Director of the Environment in the Municipality of...
Analisti Eduart Zaloshnja, ka zhvilluar një sondazh në ter...
Në Gjykatën e Apelit, është zhvilluar seanca me të pandehu...
The Director General of the State Police has immediately a...
Animalist Jonida Çobani comes and goes with her theories. ...
The Minister of Finance, Delina Ibrahimaj, reflects th...
Historiani Uran Butka ka kujtuar kohën kur Avni Rustem...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...