web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I hoqen ndihmën ekonomike/ Ndërron jetë 58-vjeçarja pas takimit me kryetaren e bashkisë

2022-12-29 11:05:00, Aktualitet CNA

I hoqen ndihmën ekonomike/ Ndërron jetë 58-vjeçarja pas

Një 58-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnjë.

Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është i është drejtuar ndihmës sociale.

Sipas mediave  ajo  ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyrë për heqjen e emrit nga lista e përkrahjes sociale si dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit në Lushnjë.

Pas mbërritjes së ambulancës, Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rretahabave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga