Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Nuk mund të ndodhte ndryshe, ishte e pritshme.
CNA.al pak ditë më parë i çoi një letër zyrtare Autoritetit të Dosjeve ku i kërkoi hapjen e tyre për një sërë personazhesh.
Sipas ligjit dhe sipas asaj që u tha në Parlament nga Enkelejd Alibeaj, por edhe nga kryeministri Rama dhe grupi parlamentar i PS-së, se dosjet janë hapur, tani të gjithë do t’i shikonim, mjafton që ligji të hynte në fuqi.
Ne pritëm që ligji të hynte në fuqi, të dekretohej nga Presidenti dhe morëm disa emra, dhe i kërkuam Autoritetit të Dosjeve të na vinte në dispozicion dosjet e tyre.
Siç e shikoni në letrën e mëposhtme, ne i kërkuam Autoritetit të Dosjeve të hapnin dosjet për disa nga personalitetet.

Zgjodhëm kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, që janë njerëzit kyç të sigurisë.
Një ish-kryeministër që ka qenë dhe President dhe kryetar Kuvendi, siç është rasti i zotit Ilir Meta, por dhe njerëz nga fusha e medias siç janë Blendi Fevziu dhe Fahri Balliu apo edhe nga analistët apo opinionistët si Artan Hoxha.


Sot na ka ardhur përgjigjja nga Autoriteti i Dosjeve. Sipas letrës së gjatë të përgjigjes, thuhet thjesht dhe vetëm se dosjet nuk janë hapur.
Autoriteti pranon publikisht me një shkresë zyrtare se nuk janë hapur dosjet.
Pra, ajo çfarë na u tha ishte një gënjeshtër. Ne nuk kemi kërkuar asgjë, kemi kërkuar thjesht dhe vetëm atë që na tha në parlament.
Morëm fjalët e kryeministrit, të Taulant Ballës, të Enkelejd Alibeajt, të deputetëve që na thanë se dosjet u hapën. Dhe kështu besuam.
Dhe për këtë, bazuar në të gjitha referencat ligjore çuam kërkesën tonë. Përgjigjja është si më poshtë.

Autoriteti thotë se e ka dosjen e Ilir Metës, po nuk mund ta hap sepse nuk ka kërkesë nga ky person ose nga një autoritet.

Në fakt Autoriteti i Dosjeve për Ilir Metën u aktivizua nga një e-mail anonim.

Ndërsa kur një media zyrtare, një media e njohur, një nga mediat e shumta në vend kërkon zyrtarisht të dhënat për t’i publikuar, Autoriteti na thotë se dosja është, u vu në lëvizje nga anonimi, pra e kemi dosjen, por nuk mund ta japim, duhet ta kërkojë një autoritet, institucion ose vetë individi.
Në fakt ligji kështu e ka pasur edhe më parë që vetë individi bënte një kërkesë dhe i hapej dosja.
Ne kemi renditur disa emra, ne mund t’u kërkojmë publikisht atyre të na japin një autorizim, apo të çojë një autorizim dhe ta dorëzojë në dosjen që ta bëjmë publike. Por ne nuk kishim këtë qëllim.
Qëllimi ynë ishte një dhe vetëm një. Për të nxjerrë përpara shqiptarëve të vërtetën. U hapën apo nuk u hapën dosjet. Autoriteti sot me një shkresë, thotë se jo.
Dosjet nuk janë hapur, ju nuk mund të merrni dosjet e personave që kërkoni, megjithëse kemi zbatuar pikë për pikë çdo referencë ligjore.
Pra, jemi një media dhe kërkojmë transparencë për personazhe që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Që janë njerëz me influencë publike siç thotë ligji.
Pra, ministra, kryeministra, kryetar Kuvendi dhe gazetarë. Ne kemi marrë dhe konfirmimin e disa prej personave që janë në listën që i çuam Autoritetit për kërkesë, të cilët na kanë thënë se janë të gatshëm të na japin autorizimin për t’ua hapur dosjet atyre.
Por, në fakt këto dosje në këtë lloj forme kanë qenë të hapura.
Pra, kushdo që shkonte si individ e merrte. Pyetja është: Pse pengohen sot mediat të hapin dosjet? Në vitin 2022, 31 vite pas rënies së diktaturës komuniste.
Sot dhe pas 31 vjetësh vazhdon dhe bëhet propagandë për antikomunizmin nga Enkelejd Alibeaj nga deputetët e PS-së, nga deputetë të Lulzim Bashës, por edhe të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Sulmohet Autoriteti, mbrohet autoriteti, hapen dosjet, u mbyllën dosjet. Në fakt nuk ka një hapje të vërtetë dosjesh, dokumenti i mëposhtëm tregon gjithçka.
Tregon se dosjet nuk janë hapur, se gjithçka ishte propagandë për të mbajtur me oksigjen një grup të dështuar politikanësh që gënjyen me javë të tëra shqiptarët me tezën se u hapën dosjet. Në fakt dosjet nuk janë hapur, thjeshtë dhe vetëm është luajtur me ligjin./CNA.al
E kur më shumë se në ditë pushimesh dimërore, kur ndër...
Kompania ajrore shqiptare ‘Air Albania” ka reaguar p...
Gjykata e Apelit ka lënë burg agresorin e kreut të PD-së, Sa...
Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri e quan të neveritshme...
Deputetja Jorida Tabaku ka kundërshtuar ministren e Fi...
Kreu i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish pas de...
Dje Shemsi Prençin e pamë të shfaqej në një takim të Enkel...
Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola St...
Analisti Eduart Zaloshnja ka zhvilluar një sondazh në terr...
Bastet sportive do të ligjërohen në vitin 2023. Konfirmim...
Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca me të pandehur...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar ...
Animalisja Jonida Çobani sa vjen dhe shokon me teoritë e s...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, pasqyron ecur...
Historiani Uran Butka ka kujtuar kohën kur Avni Rustem...
Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA)...
Historiania Nevila Lika ka treguar disa nga arsyet se ...
Ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi teksa kom...
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, ka bërë një...
Gazetari Elkier Bashkolaj ka bërë një deklaratë të fortë l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...