web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mori ryshfet për të favorizuar të dënuarin”/ SPAK-u mbyll hetimet për gjyqtaren e Elbasanit 

2022-12-29 12:19:00, Aktualitet CNA

“Mori ryshfet për të favorizuar të dënuarin”/

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka do të përballet me GJKK0, pas akuzës së ngritur nga SPAK-u.

Raportohet se hetimet janë mbyllur për Vyshkën,  avokatin Ilir Pashaj dhe për disa të pandehur të tjerë.

Mbi Vyshkën rëndon akuza, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit./CNA.al





Lajmet e fundit nga