web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësja e tyre u kap me 58 kg drogë/ AKSHI nis procedurat për shkarkimin e 28-vjeçares

2022-12-29 13:29:00, Aktualitet CNA

Punonjësja e tyre u kap me 58 kg drogë/ AKSHI nis procedurat për

Pas njoftmit të policisë për arrestimin e Erisa Feros, 28-vjeçares nga Pogradeci e e cila u kap me 58 kg, AKSHI ka reaguar lidhur me ngjarjen .

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, AKSHI bën me dije se Fero ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste dhe se proceduart për shkarkimin e saj tashmë kanë nisur. 

"Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit" shkruhet në njoftim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga