web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet fqinji i 41-vjeçares: Nuk kam dëgjuar për sherre, ishte një grua punëtore

2024-01-06 12:25:00, Aktualitet CNA

Flet fqinji i 41-vjeçares: Nuk kam dëgjuar për sherre, ishte

“Një grua e mirë, shumë punëtore. Ishin familje e mirë”. Kështu shprehet për mediat një nga fqinjët e 41-vjeçares në Durrës që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pas bullizmit në "TikTok". 

"Burri i saj ishte emigrant, si unë. Vinte ikte. Rrinte disa kohë. Nuk kam dëgjuar për sherre. Nuk kishin asnjë konflikt. Ishin njerëz të thjeshtë. Fëmijët iu rritën. Kisha dëgjuar fjalë për sherrin për Tiktok-un, por se kisha parë. Fjalët kisha dëgjuar.”, pohoi fqinji.

Për vetëvrasjen e 41-vjeçares, policia ka arrestuar burrin e saj. Forcat blu bëjnë me dije se ai nuk ka bashkëpunuar për zbulimin e rrethanave të ngjarjes në fjalë.

Pas hetimeve është zbuluar se 45-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së 4 fëmijëve, madje raportohet se në një rast ka tentuar që ta vrasë atë me thikë.

Gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh luftarale të cilat i janë sekuestruar dhe po ashtu është sekuestruar telefoni i tij dhe i bashkëshortes së ndjerë./CNA 

 

 

 





Lajmet e fundit nga