Rama "replaces", Haki Çakon/ The Prime Minister appears as the Director of the National Agency of Civil Protection
Prime Minister Edi Rama came out today talking about the f...

The government has decided to postpone to September the second package of financial assistance for families in need. The Ministry of Finance did not revise the budget, leaving thousands of families in need and pensioners without the bonus of 3,000 lek during the summer months.
————————————————————————————————————-
"We are reviewing the budget and analyzing consumption, at the end of the review I will come up with the next package for the businesses and individuals who need it the most", - declared the Minister of Finance and Economy Delina Ibrahimaj on July 1 when the Package of first of Social Resistance.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencë për shtyp 1 korrik 2022
Por edhe pse u bë një muaj nga kjo deklaratë, ministrja Ibrahimaj nuk ka dalë për të prezantuar Paketën e dytë të ndihmës për kategoritë në nevojë, sikurse deklaronte në fillim korriku.
Faktoje mësoi nga burime pranë ministrisë së Financave se tre muajt e verës do të kalojnë pa ndihmë për familjet në nevojë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndryshimet në buxhet për Paketën Antikrizë 2 do të miratohen në shtator, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Ndërkohë, sipas raportimeve të ministrisë së Financave, të ardhurat në arkën e shtetit për gjashtëmujorin e parë të vitit, u rritën më 19% e thënë ndryshe në buxhetin e shtetit janë 370 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Prej disa muajsh, çmimet e larta po ndikojnë në arkëtimin e më shumë taksave në buxhet, si TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare.
Rritjen e ndjeshme të çmimeve e konfirmon edhe Instituti i Statistikave. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Inflacioni për muajin qershor kulmoi në 7.4% i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve bazë.

Grafiku i indeksit të çmimeve të konsumit, INSTAT
Në kushtet kur çmimet janë rritur dhe paratë në buxhet nuk mungojnë, natyrshëm lind pyetja: përse qeveria vendosi të mos japë mbështetje buxhetore për familjet në nevojë?
“E para, qeveria ka filluar të ndjejë frikën e të ardhurave buxhetore që po ulin ritmin e rritjes. Dhe e dyta, energjia ka nevojë për fonde.”- thotë eksperti i ekonomisë Enton Duro duke shtuar se rishikimi i buxhetit duhet të kishte ndodhur në mënyrë që të vijnte ndihma për familjet në nevojë.
“Në këtë periudhë, çmimet e perimeve dhe frutave ulen si rezultat i sezonalitetit dhe pse ka rritje në terma vjetor. Kjo e zbut pak presionin inflacionist. Megjithatë, si gjithmonë shtresat e varfëra janë të varura totalisht nga sistemi dhe nuk kanë fuqi negociuese, pra ca ti japin “bereqavers”, këtë politikbërësit e dinë shumë mirë dhe optimizojnë politikisht sa herë është e nevojshme!”
Edhe ekspertja e ekonomisë Irena Beqiraj vlerëson se mbështetja duhej vijuar, por shton se qeveria është e detyruar që ta shtyjë për në shtator Paketën e dytë Antikrizë në kushtet e një situate pasigurie që kryefjalë ka energjinë.
“Nëqoftëse nuk kanë të fiksuar çmimin e energjisë elektrike dhe presin që ky çmim të rritet, blerjet do t’i kushtojnë shumë shtrenjtë dhe duhet të kenë para për këtë punë se s’mund të mungojë energjia. Nga ana tjetër, nuk dihet se si do të rriten normat e interesit të borxhit, të cilat nuk janë fikse. Do të duhet të shlyhet borxhi afatshkurtër, të emetojë brenda vendit një borxh afatgjatë, të paguajë interesa më të larta. Po ashtu shpenzimet për ndërtimin, investimet publike që janë parashikuar janë një tjetër element. Shembull, nëse nis punimet Porti i Durrësit do të kërkojë garanci buxhetore.” – argumenton Beqiraj për Faktoje.
Ndërsa Profesor Elvin Meka vlerëson se situata aktuale e ekonomisë dikton nevojën e ndërhyrjes përmes politikës fiskale.
“Ka shumë debate dhe propozime, por ajo që duhet theksuar është se keto lloj paketash jane me natyre të përkoshme, ndërkohë që ndikimi i kësaj rritje të përgjithshme do ketë efekt të përhershëm dhe prek të gjithë ekonominë dhe popullatën pa përjashtim. Në kushte të tila do të isha më shumë për ndërhyrje në politikën fiskale, madje duke bërë rregullime strukturore të saj për sa i përket ushqimeve, ose artikujve të shportës. Megjithatë, deri në një riformulim të mundshëm të politikës fiskale (të cilën e dyshoj pasi qeveria është shprehur kategorike kundër ndryshimit të saj) mund të shqyrtohet një paketë “emergjente” ndihme për shtresat në nevojë.”- thekson Meka për Faktoje.
Me paketën e parë të Rezistencës Sociale qeveria dha një bonus prej 3 mijë lekësh në muaj për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe.

Pika 2 e paketës së parë antikrizë
Agni Korbi është një ish mësues në pension nga Kukësi, qarku me nivelin më të lartë të varfërisë në vend sipas INSTAT. Ai shprehet i zhgënjyer nga ajo që e quan mungesë vëmendjeje ndaj shtresave në nevojë.

Agni Korbi, pensionist
“Si është e mundur? A kaloi kriza dhe u ndalu?? Se për tre muaj i kemi marrë po nëqoftëse ka ndalu kriza le të mos japin, po kriza vazhdon dhe është thelluar. Atëherë njerëzit me të drejtë pyesin, pse i ndaluan? Pak pak po ishte diçka për ne pensionistet. Ta rikthejnë ndihmën që ta përkrahin popullin se ka rënë në gjendje shumë të keqe ekonomike.”- thotë Korbi për Faktoje.
Edhe Unioni i Transportit Publik i ka kërkuar qeverisë ndërhyrje të menjëhershme për të vijuar me paketën antikrizë ose në të kundërt rritjen e biletës së udhëtarëve. Në paketën e parë të Rezistencës Sociale qeveria ndau 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të transportit publik.
“Ne nuk mund të presim shtatorin, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë tani pasi me çmimet e larta të karburanteve shërbimi rrezikon mbylljen.”- thotë për Faktoje Rixhin Qosja, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban duke shtuar se Shoqata vijon bisedimet intensive me autoritetet për të marrë sa më parë kompensimin.
Një tjetër pikë e paketës së parë ishte dhe mbështetja për fermerët me naftë pa taksa. Për këtë kategori, qeveria u vu në lëvizje duke e rritur masën e financimit për skemën kombëtare në bujqësi me 1.2 mld lekë për vitin 2022 për ti ardhur në ndihmë kërkesës së fermerëve për uljen e kstove të prodhimit.
Vendimi i qeverisë në 29 korrik parashikon mbështetje prej 30 mijë lekësh për çdo hektar të mbjellë me grurë dhe një fond prej 500 milionë lekësh për naftën pa taksa, në mënyrë që të rriten përfituesit.
“ Mbështetja për grurin është një nga kërkesat tona të bëra një vit më parë, por më mirë vonë se kurrë. Kjo masë do të incentivojë fermerët për të mbjellë grurë, duke i ulur kostot e prodhimit. Është një masë shumë e mirë ndërkohë që mbetet për tu parë se kur do të nis aplikimi.” –thotë për Faktoje Eduard Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.
Në vlerësimin e fundit për Shqipërinë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillonte qeverinë që të mbështesë familjet në nevojë, të cilat prej fillimit të këtij viti po përballen me valën në rritje të çmimeve.
“Ne e shohim me vend zëvendësimin e tij (Bordit të Transparencës) me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ?mimeve.”- shkruhej në njoftimin e FMN-së pas përbylljes së vivitës zyrtare në Shqipëri në maj të këtij viti.
Po ashtu, edhe Banka e Shqipërisë ka bërë thirrje për ndihmë ndaj shtresave në nevojë.
"The focus of economic policies will have to be directed towards maintaining the stability of prices as a prerequisite for the financial stability of the country for a sustainable and long-term growth, and to help the needy" - said Governor Gent Sejko a month ago , during the Bank of Albania's annual report to the Assembly./faktoje.al
Prime Minister Edi Rama came out today talking about the f...
Basha's group came up with another initiative. The deputy...
The deputy of the Democratic Party, Dashnor Sula, made...
Former Prime Minister Pandeli Majko has reacted to the...
Spain continues not to recognize Kosovo as a state. This ...
Today, Prime Minister Edi Rama reacted to the situation in...
During the visit to Tirana of the Spanish Prime Minister P...
Prime Minister Edi Rama appeared at a media conference, wh...
The former head of the Red and Black Alliance, Kreshni...
The head of the State Police, Gladis Nano, by means of...
As Prime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister Belin...
The democratic deputy, Tritan Shehu, has reacted to th...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dënuar ash...
Democratic Party MP Edi Paloka has reacted to the tens...
The discussion about the expensive prices in the south...
Prime Minister Edi Rama, in his speech at the inauguration...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Në muajin korrik të këtij viti është thyer rekordi i n...
Hapja e terminalit të ri në Aeroportin e Rinasit, do t...
After extinguishing the fires on the island of Sazan a...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...