web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vuçiç po koordinohet me Putin”/ Mediu: Po paralajmërohet agresion ushtarak në Kosovë

2022-08-01 08:46:00, Aktualitet CNA
“Vuçiç po koordinohet me Putin”/ Mediu: Po
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dënuar ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

Sipas tij, bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vuçiç është në koordinim me Presidentin rus, Valdimir Putin.

“Takimi i Vuçiçit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.

Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.

Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën.

 Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTO-s në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serbisë dhe Rusisë, veçanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është më se i nevojshëm për ta prezantuar këtë çështje me seriozitet në plan rajonal”, përfundon reagimin Mediu./CNA.al

“Vuçiç po koordinohet me Putin”/ Mediu: Po





Lajmet e fundit nga