Weather forecast/ How many degrees will the thermometer read today?
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën televizive me Çim Pekën përmendi emrat dhe akuzoi politikanë dhe biznesmenë dhe persona publikë si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Ahmetaj në asnjë moment nuk hezitoi të përmende kryeministrin Edi Rama apo edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Ish-zv.kryeministri pretendoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë për 3 inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës dhe se nuk ka lidhje me këto afera korruptive, pasi nuk ka hedhur asnjë firmë.
Emrat dhe akuzat që përmendi Arben Ahmetaj:
Sipas Ahmetajt, kryeministri Edi Rama ka bërë rolin e prokurorit dhe gjykatësit ndaj tij, ndërkohë që prentendoi se kreu i qeverisë ka qenë një nga ideatorët e inceneratorit të Tiranës. Ahmetaj theksoi se kryeministri Edi Rama ka si për qëllim që të mbyllë aferën me inceneratorin e Tiranës, vetëm me akuzat ndaj tij, por ai theksoi se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë.
"Qendrat janë Kryeministria dhe Bashkia (e Tiranës). Njëri thotë më ka zhgënjyer se do të krijojë idenë se ky është personi. Tjetri thotë ideja e atij ka qenë. Ky vërtet nuk ka firmosur, por ky e meriton ta hajë. Domethënë një show hollivudian", nënvizoi ish-z.kryeministri.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si personin që ka ngritur goditjen ndaj tij dhe se shkon nëpër ambasadat në Tiranë dhe thotë se ideja për inceneratorin ka qenë e Ahmetajt.
Ai theksoi se kryebashkiak Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Në akuzat ndaj Ramës dhe Veliaj, ish-zyrtari i lartë nënvizoi se nëse do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët do të llahtarisen, por akuzoi se SPAK nuk po bën hetim të vërtetë.
Ahmetaj dha edhe një mesazh të qartë për kryeministri Edi Rama, duke theksuar nuk do të lejojë që të bëhet “kokë turku” për të.
Ahmetaj nënvizoi se lidhjet për goditjet ndaj tij shkojnë nga Edi Rama te “Top Channel”, te Ben Blushi, te Mirel Mërtiri dhe një gazetar gjobaxhi.
"Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç nuk duhet të jetë më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ja falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te Sofra e Ariut. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie në qafë, Mireli. Mireli ja ka dhënë Blushit. Blushi ja ka dhënë Ramës", u shpreh Ahmetaj.
Ish-zvkryeministri tha se “Top Channel” e ka sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama pa ndalim. Ai sqaroi se më herët ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Dritan Hoxhën.
Sipas tij “Top Channel” dhe disa media të tjera janë bërë mercenarë të njerëzve të një megaafere dhe e kanë sulmuar për llogari të tyre.
"Top Channel e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Kjo është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku jonë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i TCH”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.
Një gazetar gjobaxhi i vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe i lidhur me Elton Kacidhen e Veliajn, është përmendur dje nga Ahmetaj. Sipas ish-zyrtarit të lartë, ai është një mercenerar, instrument i paguar dhe i përfshirë në skema me oligarkë.
"Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët tek resorti i Rolling Hills. Çfarë e lidh. Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi Top Channel", u shpreh Ahemtaj.
Ahmetaj ngriti akuza të forta ndaj edhe ndaj Top Channel, pasi tha se kjo media e ka sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, lidhjet e për goditjet ndaj tij shkojnë nga Rama te “Top Channel”, te Ben Blushi, te Mirel Mërtiri dhe një gazetar gjobaxhi.
Ai përmendi “Top Channel”-in si një nga mediat e paguara nga inceneratorët.
“Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e ‘Top Channel’, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.
Arben Ahmetaj lëshoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur "Eko Park-un" në Durrës. Gjatë emisionit Ahmetaj zbuloi se një person i afërt i kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti.
"E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxorr një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi", u shpreh ai.
Ish-zv.kryeministri përmendi emrin e një biznesmeni shqiptaro-zviceran, Blerim Hoxha (të denoncuar më herët nga CNA), i cili sipas tij ka 40% të aksioneve të Inceneratorit të Tiranës, por që emri i tij deri më sot nuk ka dalë dhe askush nuk e ka përmendur.
“Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Blerim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri”, u shpreh ai./CNA
The court hearing for the former socialist mayor of Durrës...
The vice rector of the University of Medicine in Tirana, A...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga am...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-zëvendëskryeministrin Arbe...
The statements of the former Deputy Prime Minister and...
The former Minister of Health, Ilir Beqaj, appeared th...
This Friday we are introducing you to some of the main pre...
With accusations against Prime Minister Edi Rama that he i...
RENEA divers have been searching the sea for about two...
The Constitutional Court of Albania declared a few day...
Even this evening, dozens of citizens and exponents of the...
The National Inspectorate of Territory Protection has reac...
Platforma e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksio...
On February 13, the claim will be given for the elected ma...
Actor and moderator Florian Binaj has announced throug...
Fredi Belerin, the elected head of the Municipality of...
We've made it through January, which means it's time to se...
The Institute of Statistics has reacted after the atta...
2 mjekët dhe anestezisti të një spitali privat janë ve...
Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën vënien nën se...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
The housing crisis in Spain is reaching alarming levels, w...
The US military has carried out airstrikes in Iran in resp...
Artificial intelligence is rapidly transforming the health...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...