web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri /Blinken zbardh takimin me Xhaçkën: Diskutuam për mbrojtjen kibernetike

2022-10-27 08:53:00, Aktualitet CNA

Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri /Blinken zbardh takimin me

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka zbardhur takimin Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Blinken shkruan se diskutuan për prioritetet e përbashkëta ndërsa festojnë Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken./CNA.al





Lajmet e fundit nga