web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Round with an "iron hand"/ Excludes the chief of crimes in Devoll, suspends 4 other officers

2022-10-26 17:38:00, Aktualitet CNA
Round with an "iron hand"/ Excludes the chief of crimes in Devoll,
Head of the State Police, Muhamet Rrumbullaku

The head of the State Police, Muhamet Rrumbullaku, has dismissed from the ranks of the police, Commissioner P. S, with the duty of Chief of Crimes of the Devoll Police Station, after he was found to be in administrative illegality with the functional duties of the State Police employee and committed arbitrary actions, in excess of legal competences, during the handling of an issue.

Gjithashtu ka pezulluar, inspektorin B. Z, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme "Shqiponja", e DVP Dibër, inspektorin P. M, me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, nënkomisarin G. A, me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, inspektorin A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përmbushje të një prej prioriteteve të punës, për largimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të cilitdo që abuzon me detyrën, bazuar në hetimet e kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, si dhe duke marrë shkas nga publikime në media dhe në rrjete sociale të ndryshme, ka marrë disa vendime për punonjës policie, në disa qarqe të vendit.

-Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

-Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme "Shqiponja", e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.

-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.

-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar me ashpërsi dhe pa kompromis, në zbatim të ligjit, cilindo punonjës policie që do të abuzojë me detyrën apo do të cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke kontribuar për të patur një Polici sa më të denjë, në shërbim të tyre.

At the same time, the General Director of the State Police invites citizens to support the Police even more, as it is at their service. Isolated cases of illegal actions of some police officers cannot tarnish or tarnish the image, effort and sacrifice of the State Police officers," the police announced./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga