web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhënia e shtetësisë shqiptare pa kriter ligjor/ Spartak Ngjela jep alarmin

2022-08-21 14:02:00, Aktualitet CNA

Dhënia e shtetësisë shqiptare pa kriter ligjor/ Spartak Ngjela

Spartak Ngjela ka dhënë alarmin në lidhje me dhënien e shtetësisë të huajave pa kritere ligjore.

Sipas tij, kërkesa e Edi Ramës për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është,

“Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?

Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian?

Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?

Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot ndasitë historike Lindje-Perëndim?!”, shkruan Ngjela në rrjete sociale.

Sipas avokatit, nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pkëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet.

Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga