web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Dashnor Sula kërkon arrestimin e Irfan Hysenbelliut

2022-09-03 11:36:00, Aktualitet CNA

 Dashnor Sula kërkon arrestimin e Irfan Hysenbelliut

Nga mëngjesi i djeshëm edhe sotëm, përveç armatës që paguan Irfan Hysenbelliu, në mbrojtje të tij, janë hedhur edhe opozitarët.

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në përpjekje për të mbrojtur Hysenbelliun, ka kërkuar arrestimin e tij.

As më pak e as më shumë, por, nga studio e News24 Sula ka pasur një moment sinqeriteti, ndërsa ka folur për ndërtimet pa leje dhe reagimin e shtetit.

 Dashnor Sula kërkon arrestimin e Irfan Hysenbelliut

Por, në vend që të rregullojë vetullat ka nxjerrë sytë.

Deputeti demokratë ka deklaruar se qytetarët arrestohen kur ndërtojnë një çati apo avlli, duke dhënë kështu mesazhin që të arrestohet edhe Irfani.

“Ky është kulmi i kësaj Qevverie. Të fusin në burg për një çati, për një avlli, ndërsa këtu ndërton pa leje, pa diskutim, kulla shumëkatëshe dhe nuk të gjen asgjë. Kjo është e gjithë problematika”, ëhstë shprehur Sula, duke thënë një të vërtetë të madhe.

Krahasimi që ka bërë është rasti kur qytetarët që nuk kanë shkelur ligjin arrestohen dhe ata që shkelin ligjin nuk preken.

Sula u tregua i sinqertë, pasi Irfan Hysenbelliu siç u sqarua dje nga Ministria e Brendshme, kishte uzurpuar me ndërtim pa leje, 4 mijë metra katorë rërë dhe det, si dhe kishte parcelizuar me blloqe betoni bregdetin, duke pamundësuar kështu kalimin e qytetarëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga