web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turpësisht u keqpërdor dhe Eni Vasili duke u kthyer në vasale

2022-09-02 12:50:00, Aktualitet CNA

Turpësisht u keqpërdor dhe Eni Vasili duke u kthyer në vasale

Eni Vasili dhe moderatorja e emisionit “Open” ndërsa ka komentuar ndërhyrjen e IKMT për lirimin e bregdetit, deklaroi se ‘Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë ju përket të gjithë qytetarëve.

Në vendet bregdetare të Europës asnjë resort nuk hyn në det, siç ka ndodhur me rastin e ‘Prestig resort” që k uzurpuar jo pak pork a mijë metra katrorë rërë e det.

Vetëm një gjë të vërtetë ka deklaruar sot gazetarja Vasili, kur tha se është një vend shumë i bukur, por sërish nuk përmedi se si ai vend i bukur u shëmtua nga Irfan Hysenbelliu.

Turpësisht u keqpërdor dhe Eni Vasili duke u kthyer në vasale

Sipas Vasilit, janë vetëm dy pishina që po prishen, por mesa dukte edhe blloqet e betonit gazetarja i sheh si pishina.

“Ajo që shikon sot në Prestige, aty ku është një vend shumë i bukur një investim fantastik, duket si një copë europe në mes atij mishmashi që afron Golemi dhe të shohësh ato pamje të vjen keq. Duket sikur kanë rënë bombat e një lufte. Çdo qytetar ndjehet i prekur nga kjo gjë, tani ajo çfarë thua çfarë garancie kam unë. News24 po reagon në mënyrën e vet dhe po bën shumë mirë. Nuk është thjesht çështje personale. Por prishen vetëm dy pishina.”, ka thënë Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga