web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA.al denoncoi skandalin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar Mirel Mërtiri

2023-02-09 17:53:00, Aktualitet CNA
CNA.al denoncoi skandalin/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar
Mirel Mërtiri

“Truri” i inceneratorëve, siç quhet në akuzën e SPAK edhe në njoftimin e bërë për mediat, Mirel Mërtiri është shpallur sot në kërkim ndërkombëtar.

Pas shumë vitesh hetim, një nga njerëzit kryesorë të inceneratorëve, sot është shpallur në kërkim.

Financuesi kryesotr nëpërmejt kompanive të iuncneratoirëve, që ka dhënë miliona euro për propagandën e këtyre koncesioneve që u quajtën korruptive, tashmë është në kërkim ndërkombëtar zyrtarisht.

CNA.al denoncoi 48 orët e fundit skandalin se Mirel Mërtiri nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pra ai kërkohej vetëm në Shqipëri dhe zyrtarisht mund të lëvizte i lirë kudo në Europë.

Tashmë mesa duket pas Stela Gugalljas që është identifikuar se ndodhet në Austri, është radha e Mitrel Mërtirit për tu gjetur dhe për të dhënë përgjigje para drejtësisë për qindra-miliona euro kontrata dhe qindra miliona të tjerat që ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton, kanë marrë nga shqiptarët, si i kanë përdorur ato dhe korrupsionin që kanë kryer./ CNA.al





Lajmet e fundit nga