web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cilat akse nuk do të kenë më policë rrugorë?/ I tregon kreu i ARSH

2022-10-20 09:38:00, Aktualitet CNA

Cilat akse nuk do të kenë më policë rrugorë?/ I tregon

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi thotë se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.

Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania, Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga. Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH për Euronews./CNA.al

 





16:03 TODAY

E quajti

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka reaguar...

Lajmet e fundit nga