web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta/ Rama tërhiqet nga Vettingu për pedagogët

2022-10-20 08:29:00, Aktualitet CNA

Protesta/ Rama tërhiqet nga Vettingu për pedagogët

Pedagogët do të mbajnë sot protestë kombëtare në orën 11.00. Pak orë para nisjes së protestës ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duket se është tërhequr nga propozimi për Vetting ndaj pedagogëve.

Pak ditë më parë Rama tha se do t;ju hetohet pasuria, që është një nga kriteret e Vettingut, ndërsa sot, Rama ua hedh fajin mediave që e kanë raportuar.

Sipas tij, mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët.

“Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”, është shprehur Rama./CNA.al





16:03 TODAY

E quajti

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka reaguar...

Lajmet e fundit nga