web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

32 vjeçari u torturua në makinën e Policisë/ Berisha publikon denoncimin

2022-10-20 09:02:00, Aktualitet CNA

32 vjeçari u torturua në makinën e Policisë/ Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me humbjen e jetës së n32 vjeçarit Laer Kurti, pasi është shoqëruar nga Policia dhe dërguar në Komisariat.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan, se banditët me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti.

“Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, shkruan Berisha, duke iu referuar një denoncimi që ka mbërritur në adresën e tij, të cilin po e sjellim më poshtë.

“Përshëndetje Dr. Policia e drogës i merr jetën një tjetër të riu. 32 vjeçari i cili është ndjekur nga efektivët e drogës me vrap dhe pasi e kanë futur në furgon me shumë mundësi ai është goditur nga banditët me uniformë,në momentin që ka shkuar te komisariati nr. 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditët qe i morën jeten djalit nuk lajmëruam ambulancën siç e kërkon protokolli por e kanë dërguar me makinen e policisë prane ambjenteve të Traumes! I riu quhet Laer Kurti!”, thuhet në mesazhin dërguar Berishës./CNA.al

32 vjeçari u torturua në makinën e Policisë/ Berisha





16:03 TODAY

E quajti

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka reaguar...

Lajmet e fundit nga