The European Parliament approves the EC / Ukraine report, the green light is on
The European Parliament approved with 529 in favor, 45 aga...

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin për çmimet e reja të karburanteve.
Nafta është ulur me 3 lekë. Nga 261 lekë që ishte më parë do të shitet me 258 lekë.
Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë, nga 236 lekë/litri.
Në ulje të lehtë ka pësuar edhe çmimi i gazit, nga 86 lekë/litri që do të shitet me 83 lekë/litri.
NJOFTIMI I PLOTË:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;
VENDOSI
1. Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë (Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018) Gazoil (10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).
2. Çmimet e miratuara nga Bordi, reflektojnë:
a. Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018
b.Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazen e së cilës kryhet transaksioni i pagesës.
c. Totali i vlerës së përftuar ( FOB Med + Premio), konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.
d. Marzhin bruto 3 lekë/litri (perfshire TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirembajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e sherbime etj.
e. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import:
i. akcizë;
ii. taksë qarkullimi;
iii. taksë karboni;
iv. TVSH në import;
v. tarifë markimi dhe skanimi;
f. Vlera që rezulton (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.
g. Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/litri (përfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licensimi e rilicensimi, taksa të tjera lokale, furnitura e shërbime etj.
h. Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburanteve.
i.Për rastin e GLN-së (gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë nr. 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 ( IB GAZ AG).
3.Të dhënat e bursës së nënprodukteve të naftës FOB Med dhe cmimet e tregtimit datë 22.06.2022 mbi të cilat janë kryer llogaritjet:
i. Benzine(Prem Unl 10 ppm) FOB MED 1.324 USD/Ton
ii. Gazoil (10ppm ULSD) FOB MED 1.325 USD/Ton
3.1 Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:
• 246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
• 227 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
• 71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
3.2 Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:
• 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
• 239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
• 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
4. Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.
5. Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto cmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të cmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan.
6. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
The European Parliament approved with 529 in favor, 45 aga...
DP leader Sali Berisha stated today that members of th...
The Bulgarian Prime Minister, Kiril Petkov, seems to have ...
Bulgaria's veto on Albania and Northern Macedonia's entry ...
Commissioner for Enlargement and Good Neighborhood Oli...
Last week, the European Commission recommended t...
Former prosecutor Eugen Beci, spoke tonight about the ...
In the show "In the Target", professor of criminology ...
Endrit Habilaj, is one of the suicide bombers of incin...
The actor met Medi Malkaj, during his speech at the ro...
Shoqëria civile ka organizuar një tryezë me temë “Shqi...
Tirana Artificial Lake is the place where citizens dec...
Qeveria ka ulur sot pragun e deklarimit të të ardhurav...
The Assembly has started the procedures for the electi...
The tender with a fund of 7.2 million USD for the sate...
The General Director of Prevention of Money Laundering...
The Special Prosecution Against Corruption and Organiz...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
The Minister of Culture, Elva Margariti, has denied th...
Qeveria ka marrë vendim për rritjen e pagave të ushtarakëv...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident was recorded this Tuesday in the area o...
The Saranda Police Commissariat services initiated investi...
Following successive operations to capture internationally...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky arrived at the Whit...
Firefighters in France and Spain continue efforts to bring...
The 10th Secretary-General of the United Nations will be e...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
This July 28th marks the 114th anniversary of the raising ...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...