web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apartments, cars, land, from Tirana to Durrës / SPAK seizes the property of a farmer

2022-06-22 15:17:00, Aktualitet CNA
Apartments, cars, land, from Tirana to Durrës / SPAK seizes the property of
Special Prosecution Against Corruption and Organized Crime

The Special Prosecution Against Corruption and Organized Crime, following the request of the General Directorate of State Police and Operation Force of Law, has submitted to the Court of First Instance for Corruption and Organized Crime, the request for confiscation of assets of Andrea Dinga and related persons.

Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/2014 datë 08 Tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracionit ilegal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. 

Po kështu sipas informacionit të ardhur nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ.

Nga të dhënat e administruara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikimin e pasurive të tyre.

Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

Pasuria e  llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;

Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

Mjeti i llojit autoveturë e markës  Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;

Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtiumit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore.

Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.

In the absence of tax documentation, the subject Andrea Dinga and related persons has asked the court to prove the income through the summoning of witnesses, who are the heads of the agricultural families where he worked. /CNA.al





14:40 TODAY

Qeveria merr në

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...

Lajmet e fundit nga