web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmeni shqiptar, pastrim parash me bananet e drogës?/ Artan Hoxha flet për bandat në Ekuador

2023-02-17 09:15:00, Aktualitet CNA

Biznesmeni shqiptar, pastrim parash me bananet e drogës?/ Artan Hoxha flet

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje nga udhëtimi në Ekuador.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi, ai tha se atje disa nga bandat kriminale shqiptare, kanë arritur sipas tij nivele “ të larta” e jo më në nivele ordinere.

“Së fundmi dy nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend janë gjetur emra shqiptarë. Në arrestimin e fundit të trafikantit më të madh të trafikantit të Ekuadorit njeriut me nofkën Gato, gjatë kontrollit të vilave të tij, është gjetur në njërin nga shtëpitë e tij shqiptari nga zona e Fierit, Artur Rrapaj.

Episodi i dytë atje ka shpërthyer një skandal atje, mediat akuzojnë presidneitn e Ekuadorit  Guillermo Lasso, i cili akuzohet se kishte njohje me shqiptarët dhe se është korruptuar nga mafia shqiptare, janë ndihmuar për të përdorur trafikun e narkotikëve dhe poashtu për të krijuar biznese të ligjshme, për të mbuluat paratë nga trafiku i narkotikëve. Personazhet që janë përmendur deri tani është rasti i Dritan Gjikës, qe sot është një biznesmen, që njihet për tregtinë e bananeve, ai akuzohet për evazion fiskal.

Pra deri para një viti shqiptarët atje përmendeshin për vrasje atje, tani janë faktorë të lartë në botën e krimit”, është shprehur Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga