web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 years since the completion of the Tirana-Elbasan tunnel/ The investment that followed the 80 million euro abuse of Haxhinasto

2023-02-16 21:10:00, Aktualitet CNA
10 years since the completion of the Tirana-Elbasan tunnel/ The investment that
Former Minister of Infrastructure, Edmond Haxhinasto

The Tirana-Elbasan tunnel, or as it is otherwise known the Kërraba tunnel, is one of the largest investments of the Berisha government.

10 years ago, the chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, then prime minister, announced that the tunnel connecting Tirana with Elbasan had been completed.

Të dashur miq! U krye! Një ëndërr shekullore e qytetarëve të Elbasanit u bë e vërtetë. Tuneli i Kërrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, është në rifiniturat e fundit. Një kryevepër! Tuneli më i bukur që kemi ndërtuar, do të më thoshte z.Pantelis kryeinxhinieri i kompanisë greke “Aktor” që e ndërtoi tunelin në një kohë rekord. Për qytetarët e Elbasanit, Korçës, Gramshit, Kolonjës, Pogradecit, Librazhdit, por edhe për Tetovën e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj 1 orë. Tani rradhen e ka Tuneli i Qaf - Murrizit, Arbrit!

10 years since the completion of the Tirana-Elbasan tunnel/ The investment that

Ne mbajmë premtimet tona. Urime! Sb”, shkruante Berisha më 15 shkurt të vitit 2013, pas inspektimit të tunelit të përfunduar, në të cilin po “vihej dora e fundit”.

Por ky investim i madh, u pasua me një skandal sapo në qeverisje erdhi Rilindja. Abuzimi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan kapi shifrën e 80 milionë eurove gjatë kohës që ministria e Infrastrukturës u drejtua nga Edmond  Haxhinasto i LSI-së.

10 years since the completion of the Tirana-Elbasan tunnel/ The investment that

LSI i faturoi shqiptarëve miliona euro me papërgjegjshmërinë e Haxhinastos në menaxhimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Është vërtetuar tashmë se projekti i rrugës është ndryshuar disa herë nga kompania greke “Aktor”, duke përfituar kështu miliona euro.

Menaxhimi i dobët i Haxhinastos, si dhe ndryshimi i projektit fillestar u pasua nga shembjet në Ibë, që nuk bënë gjë tjetër veçse shtuan faturën në xhepin e shqiptarëve.

10 years since the completion of the Tirana-Elbasan tunnel/ The investment that

Në përfundim, rruga që nisi me një kosto prej 222 milionë dollarësh i kushtoi shqiptarëve rreth 330 milionë dollarë.

Por çështja e rrugës Tiranë-Elbasan nuk u mbyll këtu. Kompania greke “Aktor” paditi në arbitrazhin ndërkombëtar qeverinë shqiptare për punime shtesë në rrugë, të papaguara prej saj.

Kjo, pasi në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë “Inerte Ekspress” për 10 milionë euro të përfundimit të saj.

Dhe në fund Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke.

Pra, një investim madhor që u nis në qeverisjen e Berishës, u zgjat për vite të tëra me radhë kur në pushtet erdhi Rilindja dhe ministër u vendos Haxhinasto i LSI-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga