web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fërshëllimat e Spahos në Kuvend/ Balluku: I dashur Mondi, bjeri, këta të tjerët bëjnë sehir

2023-02-16 15:15:00, Aktualitet CNA
Fërshëllimat e Spahos në Kuvend/ Balluku: I dashur Mondi, bjeri,
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar deputetin e opozitës Edmond Spahon.

Prej 5 orësh në sallën e Kuvendit, Spaho ka krijuar zhurmë duke i fërshëllyer bilbilit dhe duke prishur mikrofonat pasi nënkryetarja vendosi ta përjashtonte nga seanca.

Balluku gjatë fjalës së saj, është drejtuar me nota ironie ndaj Spahos, duke i thënë se të gjitha detyrat e partisë ia kanë lënë vetëm atij.

“I dashur Mondi, bjeri, këto të tjerët bëjnë sehir, Oerdi bën sikur po karikon telefonin. Si i ndani detyrat në partinë tuaj. Si mund të rrish të shohësh Mondin, Mondi pse t'i lënë ty të gjitha detyrat”, tha Balluku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga