"He is the only one who..." Andi Bushati compares Beqaj with Tahir, Ahmetaj, Koka and Dako
The analyst, Andi Bushati, has spoken about the steril...

Sonte në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi ku po diskutohet për koncesionin e sterilizimit dhe masat ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt, ka patur një debat me ish prokurorin Eugen Beci.
Sipas Becit gjyqtari që i ka kërkuar prokurorit të verifikojë Beqajn ka shkelur procedurën pasi sipas ish prokurorit nuk ka kompetencë për ta bërë këtë.
Nga ana tjetër, Rakipi ka ndërhyrë në debat duke thënë se Beci po bën rolin e avokatit të Beqajt ndërsa shtoi se procedura përdoret për të amnistuar zyrtarët.
Pjesë nga debati
Eugen Beci: Nga pikëpamja juridike, që të shkojmë te korrupsioni, duke patur në konsideratë kohën e gjatë të kryerjes së hetimeve, kohën kur është kryer vepra penale, mund të hyjë në lojë edhe parashkrimi. Siç mund të ishte shkelja e barazisë në tendera, e cila ka kaluar 10 vjeçari. Shpërdorimi i detyrës ka parashkrim më të gjatë. Duke qenë se veprimet konkrete të një personi, të cilat konsistojnë edhe në mosveprime, sigurisht nga pikëpamja ligjore, cilësohet si shpërdorim detyre.
Neritan Sejamini: Këta po akuzohen për shpërdorim detyre, sepse prokuroria e ka pasur të vështirë të vërtetojë korrupsionin. Këta nuk janë budallenj, që të harxhohen gjithë këto para dhe mos kenë marrë gjë vetë. Dhe ti thua…
Andi Tela: Prokuroria e ndërtoi këto fabul dhe e çoi në gjykatë. Dhe në një rast të jashtëzakonshëm, gjyqtari pasi lexon dosjen thotë, prit se ky Beqaj që përshkruani në çdo moment të dosjes, se ka parë, ka dëgjuar, ka firmosur, ka bërë studim fizibiliteti, nuk ka marrë parasysh kërkesën e drejtoreshës së QSUT, ka udhëtuar me këta që kanë marrë tenderin, me gjithë këtë veprim, ju duhet ta hetoni këtë për korrupsion dhe të shkoni te hetimi pasuror.
Ylli Rakipi: Zotëri që ke qenë prokuror, sa raste di ti në të shkuarën, që gjykata urdhëron prokurorinë të bëjë hetime?
Eugen Beci: Asnjë rast, sepse nga pikëpamja ligjore, gjyqtarit të hetimit paraprak nuk i takon një detyrë e tillë. Nuk e ka fare detyrë në hetimet paraprake. Gjyqtari u përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkesave të prokurorisë. Nëse prokuroria kërkon diçka, atëherë vendon gjyqtari i hetimit paraprak. Procedurialisht nuk është detyrues fare.
Andi Tela: Pasi e lexon vendimin çfarë përshtypje të krijon? Ka rol Beqaj?
Eugen Beci: Po, nga pikëpmaja e fabulës po. Por, nga pikëpamja proceduriale, gjyqtari ka tejkaluar çdo veprim ligjor, sepse në procedurën penale...
Ylli Rakipi: O avokat çfarë thua mo? Ka bërë gabim gjyqtari thua ti?
Eugen Beci: Nuk thashë ka bërë gabim, ka tejkaluar procedurën.
Ylli Rakipi: Pse e ka tejkaluar?
Eugen Beci: Duhet të vijë një gjyqtar tjetër, gjyqtari i seancës paraprake.
Ylli Rakipi: Po lëri këto se këto janë procedura.
Eugen Beci: Në hetimet paraprake, gjyqtari nuk mund të tejkalojë dhe të thotë shiko se ke një tjetër.
Ylli Rakipi: Pse njeriu që bën veprime me 100 milionë euro nuk ngarkohet me faj? Unë këtë po pyes.
Eugen Beci: Sot prokuroria ka thënë, deri më sot nuk kam konstatuar që ke marrë lek dhe të them korrupsion, por them shpërdorim detyre, sepse ka ardhur një pasojë për shtetin.
Ylli Rakipi: Këtu me procedurë janë mbyllur të gjitha, që nga rruga kombit e me rradhë dhe ky është turpi i drejtësisë.
Andi Tela: Gjyqtari pasi ka lexuar të gjitha, ka thënë dakord me këto masat, por unë të sugjeroj që këta dy personat e tjerë në dosje ti hetosh. A mund ta thotë këtë gjë gjyqtari?
Eugen Beci: Po në rast se gjyqtari nuk i ka të gjitha aktet e dosjes, pse kanë ardhur vetëm dy masa sigurimi?
Ylli Rakipi: Ne nuk të kemi thirrur si avokat të Beqajt, se Beqaj ka avokat vetë.
Eugen Beci: Jo, jo nuk ka lidhje kjo. Unë po të shpjegoj që Beqaj ka kryer të gjithë veprimet sa i përket shpërdorimit të detyrës.
Andi Tela: Por a mund ta sugjeronte gjyqtari hetimin e këtyre dy ish ministrave?
Eugen Beci: Po, por nuk është detyrues, nuk ka pasojë ligjore.
Andi Tela: Po këtë ka bërë ai, i ka thënë prokurorit thellohu./ CNA
The analyst, Andi Bushati, has spoken about the steril...
Policia me urdhër të SPAK ka kryer një operacion nga k...
The former prosecutor, Eugen Beci, spoke about the ste...
The journalist, Andi Tela, in the show Te Paespozuarit...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur mbi konces...
The Prime Minister, Edi Rama, this Monday also chose to at...
A serious incident happened in Gjegjan i Puka. Two fa...
Other details have been clarified regarding the action...
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish drejtorit...
The police have conducted an operation in the capital at t...
Former Prime Minister Sali Berisha has reacted regardi...
The analyst, Fatos Lubonja, spoke about the situation ...
The Foreign Minister, Igli Hasani, has announced that the ...
The vice-president of the Democratic Party Luciano Boç...
Judge Erjon Bani announced the decision to continue th...
Analyst Fatos Lubonja has commented on recent developm...
Konservatorja Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Ange...
The Secretary of NATO, Jens Stoltenberg, in a press co...
It has been 10 years since that fateful night, with st...
Photojournalist Felix Bilani remembered today the late...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...