web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avancojnë zjarret në inceneratorin e Elbsasanit/ Kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit e rretheve

2023-08-26 21:53:00, Aktualitet CNA

Avancojnë zjarret në inceneratorin e Elbsasanit/ Kërkohet

Zjarri në fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit duket se po del jashtë kontrollit.

“Mali” i mbeturinave është pushtuar nga flakët, të favorizuara nga temperaturat, duke bërë që shtëllungat e tymit kancerogjene të mbulojnë zonën përrëth.

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe i është kërkuar ndihmë edhe zjarrfikësve të rretheve.

Akoma nuk ka një informacion qartësues mbi shkakun e këtij zjarri masiv, nëse ka qënë nga pakujdesia apo është zjarr i qëllimshëm.

Ndërkohë nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, por fusha ruhet me roje.

Nuk dihet nëse ka qenë pakujdesi apo zjarri është i qëllimshëm, lidhur me këtë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e plota por mssohet se për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor nga policia e qarkut të Elbasanit për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit/CNA





Lajmet e fundit nga