web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i Fredi Belerit/ Hoxha: Përfaqësonte interesat e lobeve ultra nacionaliste greke

2023-05-12 21:49:00, Aktualitet CNA

Arrestimi i Fredi Belerit/ Hoxha: Përfaqësonte interesat e lobeve

Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Hoxha paralajmëroi se Bleri kishte vite që kërkontë të rikthehej në skenën politike si përfaqësues i minoritetit grek edhe pse sipas tij, Himara nuk është zonë minoritare.

Hoxha ndër të tjera zbuloi se Beleri përfaqëson interesat e lobeve ultra nacionaliste greke.

“Ngjarja duhet të ndikonte që të qetësonte Himarën por ka bërë të kundërtën. Do ketë një prani të madhe mediatike të dielën e të hënën. Me këtë rast jam marrë për muaj me radhë dhe ka bërë apel që të parandalonim një ngjarje të tillë. Personazhi kishte vite që kërkonte të rikthehej si kryetar bashkie.
Është një shtetas shqiptar që mban edhe pasaportë dhe kombësi greke. Edhe pse është shtetas shqiptar greqishtfolës.

Që nga 2018 punoi për tu rikthyer në skenën politike lokale e kombëtare si përfaqësues i minoritetit grek. Është për të ardhur keq sepse Himara nuk është zonë minoritare sepse diçka e tillë është përcaktuar qartësisht.Zoti Beleri përfaqëson interesat e lobeve ultra nacionaliste greke.
E ka shprehur që do përpiqet të rikthejë çështjen e helenizimit të Himarës”, tha ai./CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga