web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i Belerit për shit-blerje votash/ Avokati hedh poshtë akuzat: Paratë ishin të një personi tjetër

2023-05-12 15:45:00, Aktualitet CNA

Arrestimi i Belerit për shit-blerje votash/ Avokati hedh poshtë

Avokati i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerit në një deklaratë për mediat ka pohuar se Beleri nuk është kapur me para në momentin e arrestimit nga policia.

Avokati ka shpjeguar se Beleri është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërkohë që arrestimi në kushte të tilla duhet të ndodhte nëse ky i fundit do të kishte dhënë lekë gjë që sipas avokatit nuk ka ndodhur.

Shuma prej 40.000 lekësh, sipas avokatit i janë gjetur një personi tjetër që nuk ka lidhje me Fredi Belerin.

“Sapo kam dalë nga dyert e komisariatit të policisë se Vlorës. Kam takuar vetë zotin Beleri, akuza e tij është për korrupsion aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë në këtë momente, se vetë Beleri ka qenë me dy miqtë e tij duke darkuar me një lokal dhe ka dalë jashtë duke biseduar sepse normale janë në fushatë elektorale bisedojnë gjatë fushatës. Në atë moment i ka vajtur policia dhe pretendon se është kapur në kushtet e flagrancës. Kushtet e flagrancës nuk ekzistojnë sepse neni 253 dhe 254 i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kushtet e flagrancës duhet të kesh diçka që ti japësh, ose lekë. Beleri në këtë moment nuk është kapur me para. Paratë e sekuestruara i janë gjetur një personi tjetër që s’ka lidhje me zotin Beleri. Ashtu siç shpjegoi dëshmitarja tjetër që ishte këtu dhe tha se me zotin Beleri s’kemi fare kontakte. Nuk ka qenë zoti Bleri që ia kemi marrë", tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga