web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi

2026-06-10 10:38:00, Aktualitet CNA

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zambak.

Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Korçës, në sallën e reanimacionit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga