web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj: Ortakët e inceneratorëve po mashtrojnë publikisht

2023-07-18 13:36:00, Aktualitet CNA

Ahmetaj: Ortakët e inceneratorëve po mashtrojnë publikisht

Pas kontrolleve të BKH-së në banesat e tij, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në rrjetet sociale ku thotë se ortakët e inceneratorëve po mashtrojnë publikisht.

Ahmetaj shkruan se në vend që të merren me fondet e inceneratorëve, merren me lajme të rreme.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj./ CNA





Lajmet e fundit nga