web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3 years since the November 26 earthquake/ PD targets Olsian Çela: He did not do justice

2022-11-08 12:16:00, Aktualitet CNA

3 years since the November 26 earthquake/ PD targets Olsian Çela: He did

The Democratic Party, through a statement to the media, has targeted the Prosecutor General Olsian Çela, as he reminded him of his commitment to do justice for the people who lost their lives in the earthquake of November 26, 2019.

According to DP, 3 years have already passed since that appeal and pledge of the Chief Prosecutor, and justice has not been done, neither for the dead nor for the survivors displaced from their homes.

Kjo delaratë e PD, vjen pasi, ditënm e djeshme janë shpallur të pafajshëm nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.

Deklaratë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo

Dje, drejtësia e reformuar dhe e shndërruar në degë të ekzekutivit me reformën e George Soros, shënoi një rekord të zi me vendimet e saj. Kjo drejtësi, në tre vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmeruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. 

Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i reformës në drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte:

Inserti-video me deklaratën në Durrës të Olsian Çelës 

Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj.

Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar.

E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime.

Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit.

Te kjo frazë e fundit qëndron edhe pyetja: a i shërbeu drejtësia e re, propaganda dhe shpenzimet për të komunitetit, njerëzve, shqiptarëve.

Viktimat dhe familjarët e tyre, familjet e panumërta që janë ende me qera, në çadra apo forma të tjera të shpërnguljes nga vatrat e tyre, përgjigjen unanimisht: JO.

Ata që mund të quhen ‘vrima e fundit e kavallit’ mbetën pa ndëshkuar. Ata që janë në fakt përgjegjësit kryesorë të tragjedisë dhe të masakrave urbane, kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij as u akuzuan, as u morën në pyetje, dhe as u hyri gjemb në këmbë.

Një turp, i drejtësisë që nuk bën drejtësi, që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje.

Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre.

Kujtojmë se familje të tëra, 25 banorë u shuan në pallatet e Thumanës, të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit 2019, por që u lanë aty që t’ju merrte më vonë jetën tërmeti i nëntorit, dhe askush nuk u gjet fajtor.

The Democratic Party, on the eve of the third anniversary of the November 26 tragedy, painfully reminds Albanians that a justice that does not work for those under the ruins, works for those above the ruins.

This is the view in the eyes of Albanians three years later: a handful of ravens of government and justice over the ruins of November 26 and over the graves of the dead.

With them underfoot, Albania is in danger. Albanians are no longer citizens, but victims, the people with rafts in their arms waiting to be thrown into the waves of danger along the shores of Europe.

On November 12, all together, we must give a sign of courage, strength and hope, against the flock of ravens over the map of Albania and the destinies of Albanians.





Lajmet e fundit nga