web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS thirrje Krajës/ SPAK të nisë hetimin për financimin rus në PD

2022-11-07 11:43:00, Aktualitet CNA

PS thirrje Krajës/ SPAK të nisë hetimin për financimin rus

PS ka përsëritur kërkesën që të hetohet lobimi rus në PD.

Kreu i PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje, Arben Krajës që urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse.

“Nën qeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë këtë çështje. Urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovë, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi.”,është shprehur Balla./CNA.al





Lajmet e fundit nga