Strong suspicions/ Casino bosses in Tirana blocked the news of the injury of the African employee?!
The media and the police have blocked the news of the ...

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka pezulluar bojkotin e mësimit.
Në një deklaratë për mediat, Sindikata njofton se nga dita e nesërme do të rikthehen në auditore.
Pedagogët bëjnë me dije se pavarësisht kësaj, ata nuk do të ndalin protestat apo grevat në forma demokratike dhe institucionale, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara.
Gjithashtu, njoftohet mbajtja e një proteste kombëtare universitare të radhës ditën e Martë, në orën 11.00, përpara Korpusit Qëndror të UPT-së.
Deklarata e plotë:
Të nderuar kolegë!
Siç jeni në dijeni, SPUSH i është drejtuar në datën 03.11.2022 Presidentit të Republikës, duke kërkuar garanci kushtetuese për paprekshmërinë e integritetit të pedagogëve vullnetarë, që do të hynin në grevën e urisë, grevë e cila nuk u frymëzua aspak nga dëshpërimi apo mungesa e shpresës së intelektualëve për plotësimin e kërkesave legjitime të tyre në ambientet universitare, por u stimulua nga domosdoshmëria imediate e plotësimit të tyre.
Përshkallëzimi i hapave të ndjekur nga punonjësit akademikë, ndihmës-akademikë dhe administrativë, erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit dhe arrogancës së autoriteteve, që janë përgjegjëse, për situatën aktuale. E kemi fjalën si për Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse, ashtu dhe për institucionet e arsimit të lartë publik.
Duam të theksojmë edhe një herë se lëvizja intelektuale e punonjësve të IAL-ve publike, e mbështetur nga SPUSH, është lëvizje, që synon t’i shndërrojë universitetet publike në vendin e dijes dhe zhvillimit tërësor të studentit.
Shumë është folur, por pak është bërë për universitetin, i cili duke vepruar si një komunitet studiuesish në shërbim të interesit publik, do duhej të ishte prioriteti i çdo qeverie.
Qeveritë në vijimësi nuk po mundësojnë ta sjellin tempullin e dijes në nivelin që meriton.
Sot ky tempull, shfaqet me reputacion të lëkundur.
Lëvizjet sindikaliste, në fokus të tyre kanë të drejtat e punonjësve dhe në këtë rast, nuk mund të bënte përjashtim as organizimi sindikalist i punonjësve akademikë dhe ndihmës akademikë të arsimit të lartë në vendin tonë.
Duke e parë me sy kritik dhe shqetësim atë që po ndodh brenda mjediseve akademike, bashkarisht konsideruam se mbështetja financiare e cunguar, është me ndikim, në cilësinë e shërbimit ndaj studentit, ndaj iu drejtuam Qeverisë, sepse pavarësisht autonomisë, ajo ka detyrimin për ta mbështetur dhe mundësuar cilësinë, që certifikon ky institucion.
Për habinë e gjithkujt, Qeveria heshti?!
Heshtja institucionale provokoi protestat dhe bojkotin e procesit mësimor, çka ndikoi në sjelljen e saj në një përshkallëzim të formës së saj, me Ngujimin në Grevë Urie.
Mosbesimi ndaj institucioneve për shkak të intimidimit nga brenda dhe jashtë institucioneve të arsimit te lartë, në vijimësi, mbolli pasiguri qytetare dhe akademike, në realizimin e këtij akti sublim!
Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi:
1. Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët;
2. Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara;
3. Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!
4. Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qëndror të UPT.
Gadishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në përmbushjen e kërkesave të paraqitura: – ‘me rritje modeste të fondit të pagave’, dhe kjo, vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, na prezanton një tjetër problematikë në Institucionet e Arsimit të Lartë: – Nevojën për transparencë mbi veprimtarinë tërësore financiare të tyre.
Besojmë në mbështetjen e çdo anëtari të stafit akademik, për të realizuar procesin e vlerësimit të pastërtisë dhe integritetit profesional të titullarëve të universiteteve dhe të personelit universitar në tërësi, si mundësia e vetme për të demonstruar akademizëm dhe seriozitet prej gjithkujt, që merret me ofrimin e shërbimit më fisnik të një kombi, sikundër është edukimi.
The most valuable capital of a country is its human capital.
All together for "Public Higher Education, National Priority"
Our academic mission continues!./ BA - CNA.al
The media and the police have blocked the news of the ...
When there are only two days left from the closing of ...
Ambassador and representative of the USA in the Security C...
"Top Channel" in its main show, Prime Time of the day,...
Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq”, dy motra kanë ngr...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në portin e Dur...
Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 34-vjeçarin Geart Çoçka...
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar kreun e PD-së, Sali ...
Ambasadorja dhe përfaqësuesja e SHBA në OKB Linda Thom...
Prime Minister Edi Rama has denied the news from the media...
On November 3, thanks to a police action, drugs were c...
"Some information extracted from a secret file shows how A...
This morning in Kuçovo, a dead person was found in his apa...
Garbage is suffocating the city of Kamza. A video that rec...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, has reacted ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Albanian criminals held in British prisons are costing...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has ev...
The vice-president of the Democratic Party, Luciano Bo...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, does n...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...