web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leku “përçan” motrat/ Ballafaqohen në ndërmjetësim: Më jep lekët për funeralin e nënës

2022-11-06 17:54:00, Aktualitet CNA

Leku “përçan” motrat/ Ballafaqohen në

Në seancën e sotme të “Shihemi në Gjyq”, dy motra kanë ngritur tonet për një çështje, që lidhej me nënën e tyre.

Kush u kujdes, e kush duhet të pagujë, ky ishte motivi që ka trazuar qetësinë familjare.

Nëna e dy motrave, u paralizua, e Valbona, motra që ishte në Shqipëri mori përsipër të kujdesej për nënë e saj, por me premtimin që edhe motra tjetër do të ndihmojë më shpenzimet.

Vitet kaluan, por Valbona nuk u shpërblye, edhe pasi nëna ndërroi jetë.

Eglantina, nuk i jep paratë motrës, e bëhet fjalë për 10 milionë lekë të vjetra, duke u justifikuar se ka pasur halle gjatë këtyre viteve dhe nuk mund t’i japë motrës atë që i takon, për mundin dhe përkushtimin.

Eglantina shprehet se ajo i ka dhënë 150 milionë lekë kunatës, për të blerë disa prona, ndërkohë që nuk ka pasur mundësi t’i japë Valbonës lekët për funeralin e nënës, e cila u kujdes që nëna të ishte mirë sa ishte gjallë, por jo vetëm, i bëri edhe nderimet e fundit me paratë e saj.

Në fund publiku votoi pro Valbonës, e cila sakrifikoi nga jeta e saj për t’u kujdesur për nënën e ndjerë./CNA.al

 

 

 





15:05 TODAY

Policia i arreston,

Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 34-vjeçarin Geart Çoçka...

Lajmet e fundit nga