web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Daily Mail “nxin” Shqipërinë/ Rama i sulet Berishës

2022-11-06 15:06:00, Aktualitet CNA
Daily Mail “nxin” Shqipërinë/ Rama i sulet Berishës
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar kreun e PD-së, Sali Berisha, pasi në një artikull të Daily Mail, pasqyrohej një deklaratë e Berishës, ku shprehet se: ?Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë?.

Pas publikimit të këtij arikulli ku i bëhej jehonë sulmet kibernetik dhe zbulumit të të dhënave nga hakerat, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama i është përveshur Berishës, duke thënë se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë.

 ?Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!?, shkruan Rama në Twitter.





Lajmet e fundit nga