Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Shqipëri shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, numri i transfertave nga jashtë arriti në sektorin bankar shqiptar në 5.8 milionë, në rritje me 44.4% krahasuar me vitin 2022. Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që preku një rritje me 256% krahasuar me periudhën para pandemisë (viti 2019).
Rritja shumë e lartë e numrit të transfertave hyrëse në vitet e fundit duket se reflekton në një masë të madhe zhvillimin e sektorit të turizmit, por edhe rritjen e të ardhurave nga remitancat dhe nga zërat e eksportit të shërbimeve.
Rritja është mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.
Transfertat në llogaritë e individëve arritën në 376 mijë, në rritje me 27.5% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa transfertat në llogaritë e bizneseve arritën në më shumë se 5.4 milionë, me një rritje prej 45.7% krahasuar me vitin 2022.
Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera të huaja vitin e kaluar bëri që vlera e transfertave, e shprehur në Lekë, të pësonte rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 548.6 miliardë lekëve, në rënie me 16.2% krahasuar me një vit më parë. Pas muajit maj, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie të fortë, rënie që arriti më shumë se 14% me bazë vjetore në pikun e sezonit veror.
Shifrat e bilancit të pagesave, të shprehura në euro, deri në fund të 9-mujorit 2023, treguan se për herë të parë në historinë e saj Shqipëria kishte një bilanc të jashtëm pozitiv. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria regjistroi një bilanc të llogarisë korrente pozitiv për periudhën.
Kontributin kryesor në përmbysjen e pozicionit të jashtëm të vendit e ka dhënë turizmi. Për 9-mujorin 2023, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 1.46 miliardë euro, në rritje vjetore me 73%.
Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit, duke filluar nga shërbimet e fasonerisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2023 fasoneria solli të ardhura neto në ekonomi në vlerën e 592 milionë eurove, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë.
Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 677 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit. Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre./ Monitor.al
Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet du...
Sot, më 22 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshi...
Ura e Viroit do t'i nënshtrohet ndërtimit nga e para si pj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mb...
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...