Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin vit radhazi në 2023-shin.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti 3.24 milionë, me një rritje prej 4.2% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive aktive në sektorin bankar është zgjeruar me afërsisht 127 mijë të tilla.
Numri i llogarive bankare në Shqipëri arriti numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit. Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje.
Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit në segmentin e individëve, por ndërkohë pësoi rënie për bizneset. Llogaritë e individëve rezidentë arritën në afërsisht 2.94 milionë, me një rritje vjetore prej 4.4%. Edhe numri i llogarive të individëve, megjithëse i është kthyer rritjes, ndodhet ende ngelet larg nivelit maksimal prej 3.24 milionë, që ishte regjistruar në vitin 2016.
Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve rezidente pësoi rënie. Pasi arriti numrin më të lartë historik në vitin 2022, me 239 mijë llogari, ky tregues pësoi rënie vitin e kaluar, me 3% më pak.
Numri i llogarive të jorezidentëve u rrit me ritme të larta edhe vitin e kaluar, me 20% më shumë krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i tyre arriti në më shumë se 60 mijë dhe llogaritë jorezidente përbëjnë rreth 1.9% të numrit të përgjithshëm të llogarive në bankat shqiptare. Llogaritë e jorezidentëve dominohen kryesisht nga individët, me 97% të totalit.
Edhe rritja e vitit të kaluar erdhi kryesisht nga individët, ndërsa numri i llogarive të bizneseve jorezidente ishte në nivele të përafërta me vitin 2022.
Megjithëse numri i llogarive bankare në Shqipëri është më i lartë në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë, në vetvete kjo nuk ka domethënie shumë të madhe për të kuptuar depërtimin e llogarive bankare në shoqëri. Ndërsa shumë shqiptarë kanë disa llogari bankare, një pjesë e madhe e popullsisë në moshë madhore ende nuk e ka një të tillë.
Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017. Me gjithë rritjen e ndjeshme në vitet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në moshë madhore nuk zotërojnë ende një llogari bankare.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, do të hyjë në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” që u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në mesin e muajit dhjetor. Ligji i ri pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare ngë shqiptarët.
Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme. Metodologjia e përllogaritjes së tarifës së arsyeshme nga bankat do të përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë, duke konsideruar të paktën nivelin e të ardhurave kombëtare dhe tarifat mesatare të aplikuara nga bankat për shërbimet e pagesave të ofruara në llogaritë e pagesave.
Megjithatë, bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.
Këtu përfshihen përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët; përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate; përfituesit e pensionit social; përfituesit e pensionit të pleqërisë; përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale; përfituesit e pensionit familjar; përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë./Monitor
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku pr...
Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popu...
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në...
Sot, më 16 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritj...
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj adm...
Sot, më 15 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Teksa pas dy vitesh, inflacioni ka pësuar rënien më të...
Sot, më 14 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsideroh...
Ritmet e rritjes së çmimeve u zbutën në janar, teksa infla...
Punësimi në sektorin bankar arriti numrin më të lartë hist...
Sot, më 13 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...