Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë pushime/ 70% e tyre nuk kanë mundësi financiare
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...

Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i përket administrimit të investimeve publike buxhetore.
Zëri më produktiv i arkës së shtetit vuan nga mosrealizimi i lartë i planit dhe përqendrimi i alokimeve në dy muajt e fundit të vitit.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjashtë muajit dhjetor 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 38% e fondit vjetor të investimeve publike prej 118 miliardë lekësh (1,1 mld eurosh) që u realizua gjatë vitit të kaluar.
Zëri i investimeve mbeti gjithashtu i parealizuar edhe në raport me planin. Nga 135 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar më 2023 u realizuan 118 miliardë lekë ose 12% më pak se plani.
Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm pagesat e investimeve qëndrojnë në nivele shumë të ulëta gjatë 10 muajve janar-tetor, teksa pagesat intensifikohen vetëm ne dy muajt e fundit të vitit.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 qeveria ka paguar vetëm 36 miliardë lekë ose 30% e fondit vjetor, ndërsa në muajt nëntor dhe dhjetor disbursoi 64,2 miliardë lekë ose 54% të totalit të alokuar.

Investimet buxhetore janë zëri më produktiv në buxhet, pasi nëpërmjet tyre qeveria rrit vlerën e shtuar në ekonomi duke përmirësuar infrastrukturën në rrugë, ujësjellës, linjat e energjisë etj, por përqendrimi i tyre në dy muajt e fundit ngre shqetësimet për eficencën e përdorimit të fondeve.
Vitin e kaluar Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Financave kërkoi që institucionet duhet të fokusohen në marrjen e masave për realizimin e këtij treguesi pasi mungesa e injektimit të likuiditetit në ekonomi ndikon ndjeshëm në sigurimin e mirëqenies në vend, në mosstimulimin e rritjes ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës apo të ardhurat nga tatimet e taksat.
Që kur Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik ka nisur të prodhojë raporte, realizimi i programit të investimeve ka marrë vlerësime shumë të dobëta.
Fondi i investimeve publike në dy vitet e fundit ishte rreth 1 miliard euro për secilin vit, por prej mosrealizimit të lartë dhe copëzimit në kontrata me kosto të lartë nuk ka produkte të dukshme për qytetarët.
Edhe në vitin 2022, fondet për investimet kapitale u realizuan në 112 miliardë lekë nga të cilat 49 miliardë lekë u disbursuan gjatë muajit dhjetor 44% e fondit total./ Monitor.al
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku pr...
Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popu...
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në...
Sot, më 16 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritj...
Detyrimet e papaguara të bizneseve dhe individëve ndaj adm...
Sot, më 15 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Teksa pas dy vitesh, inflacioni ka pësuar rënien më të...
Sot, më 14 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...