Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2024
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se qeveria do të japë 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin.
Sipas Metes, ky vendim vjen për të përballur efektet e goditjeve në këtë sektor.
"Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë", u shpreh ai.
Fjala e plotë:
Nisur nga ndryshimet e fundit të ministrive, nevojës për të reflektuar në buxhet riorganizimin e tyre sipas fushave të reja të përgjegjësisë, si edhe pasi janë bërë vlerësimet përmbyllëse të vitit 2023, Qeveria ka ndërmarrë sot një akt normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti.
Siç është thënë edhe më herët, vlerësohet se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë vitit 2024.
Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010.
Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.
Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.
Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Nisur nga këto zhvillime, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së.
Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.
Gjithashtu, ndryshimet në këtë akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së Qeverisë për këtë sektor.
Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit./CNA
Sot, më 21 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten t...
Bashkia Tiranës synon të krijojë korsi të dedikuara për sh...
Viti 2023 nuk bëri përjashtim nga vitet e kaluara sa i për...
Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të ...
Sot, më 20 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u d...
Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të tretin ...
Shqiptarët mund të jenë ndër më të varfrit në Evropë, por ...
Sot, më 19 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amerikan...
Sot, më 18 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Tregu dytësor i bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqip...
Gazetarja Ola Xama, në një postim në rrjetet sociale, ...
Zgjerimi i sektorit të qirasë ditore, i nxitur nga flu...
Sot, më 17 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku pr...
Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popu...
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në...
Sot, më 16 shkurt 2024, në tregun valutor dollari amer...
Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...