Paundi britanik në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 21 shtator 2023
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...

Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT.
Të dhënat e tjera të Eurostat, që matin orët e punës për shtetet e Evropës dhe disa vendeve të tjera të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Evropë, së bashku me vende të tjera të rajonit.
Sipas Eurostat, një evropian punoi mesatarisht 37.5 orë në javë në vitin 2022, ose 6.2 orë më pak (pothuajse një ditë pune), sesa një shqiptar.
Pas shqiptarëve, më gjatë punojnë serbët me 43.3 orë. Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2020, ku mesatarja ishte 40.9 orë.
Sipas Eurostat, në vitin 2022, java e zakonshme e punës për personat e moshës 20-64 vjeç në BE ishte mesatarisht 37.5 orë. Eurostat thekson se janë të dukshme dallime të rëndësishme midis vendeve të BE-së. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (41.0 orë), Poloni (40.4), Rumani dhe Bullgari (40.2 të dyja). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (33.2 orë), e ndjekur nga Gjermania (35.3) dhe Danimarka (35.4).
Femrat në Shqipëri punojnë 7.8 orë më shumë se në Bashkimin Evropian.
Në Shqipëri, sipas INSTAT, meshkujt punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe femrat 42.5 orë.
Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Evropian është te femrat. Gratë në Evropë duket se janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, teksa punojnë më pak orë dhe si rrjedhojë kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.
Femrat në Bashkimin Evropian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, sipas Eurostat. Sipas INSTAT, në Shqipëri gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Evropian. Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Evropë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.
Sipas Eurostat, meshkujt punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Evropian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes meshkujve në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e femrave.
Më shumë punë, por më pak para
Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Evropë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto), sipas të dhënave nga institutet statistikore përkatëse.
Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare ishte 832 euro në fund të 2022, në Mal të Zi 900 euro, në Bosnjë 934 euro.
Ndërsa në shtetet e tjera të Evropës pagat mesatare janë mbi një mijë euro në muaj./ Revista Monitor


Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë e...
Sot, më 20 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 19 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në se...
Sot, më 18 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 17 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 16 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 15 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të...
Sot, më 14 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar nj...
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në trem...
Sot, më 13 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 l...
Sot, më 12 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 l...
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ...
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri? Duke parë rregullat m...
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...