Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kryerja e pagesave të shërbimeve publike nga platforma "e-albania" është ende e pamundur.
Prej më shumë se një viti qytetarët dhe subjektet që marrin shërbimet e platformës duhet t’i kryejnë pagesat për shërbimet në sportelet e institucioneve financiare dhe më pas të presin konfirmimin e pagesës për entin publik përkatës. Kjo shkakton vonesa të gjata në marrjen e shërbimit.
Në fund të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pati njoftuar se pagesat duke filluar nga fillimi i këtij viti do të kryheshin sipas një shërbimi të ri, që shmangte ndërveprimin direkt mes sistemeve të bankave dhe portalit "e-albania", për shkak të problemeve të lidhura me sigurinë kibernetike.
Skema parashikonte që portali do të gjeneronte një mandat pagese me anë të të cilit qytetari do të mund të kryente pagesën me shërbimin e-banking të bankës së tij.
Me kryerjen e pagesës, konfirmimi do t’i dërgohej automatikisht sistemit të "e-Albania", për t’i hapur rrugë marrjes së shërbimit nga subjekti kërkues.
“Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për çdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumenteve digjitale që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë. Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfirmimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit. Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online,” thuhej në njoftimin e AKSHI, në nëntor 2022.
Por, edhe ky projekt deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat të prekshëm, megjithëse ishte paralajmëruar se shërbimi do të ofrohej që nga fillimi i vitit 2023.
Shoqata e Bankave bëri të ditur gjatë verës se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punonte me një projekt pilot me njërën prej bankave tregtare në vend dhe pritej që shërbimi të fillonte gjatë verës.
Por, por deri tani as banka në fjalë nuk ka arritur ta ofrojë këtë shërbim dhe burime nga tregu mendojnë se edhe ky projekt mund të jetë drejt dështimit përfundimtar.
Duket se tashmë qeveria është e orientuar drejt një zgjidhjeje të re: dhënies se një koncesioni për ngritjen dhe mirëmbajtjen e një platforme publike të pagesave elektronike.
Ministria e Financave u ka dërguar një kërkesë për ofertë disa kompanive të teknologjisë së informacionit për ngritjen e një sistemi të tillë.
E pyetur nga “Monitor”, AKSHI nuk ka pranuar të prononcohet rreth shkaqeve pse pagesat "online" nga portali "e-albania" nuk janë mundësuar ende, ndërsa, lidhur me projektin e ngritjes së një sistemi elektronik me koncesion, AKSHI shprehet se institucioni përgjegjës për një proces të tillë është Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë deri tani nuk i është përgjigjur një kërkese për informacion nga “Monitor” lidhur me koncesionin eventual të një platforme për pranimin e pagesave elektronike nga institucionet publike. Monitor
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e...
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më s...
Sot, më 11 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi k...
Sot, më 10 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.6 le...
Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e kat...
Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arrit...
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin tetor, te...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. S...
Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me që...
Sot, më 8 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lek...
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është në rritje p...
Shumë familje në Kosovë po detyrohen të hyjnë borxh në...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...