Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 104.25 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.17 pikë që nga fundi i javës së kaluar.
Euro ka prekur tashmë një nivel të ri minimal për tre muajt e fundit. Për herë të fundit, euro i ishte afruar nivelit të 104 lekëve në mesin e muajit gusht, kur kursi ishte ende nën efektin e sezonit turistik.
Tendencë të ngjashme po shënojnë edhe valutat e tjera të huaja. Dollari amerikan u këmbye me 97.5 lekë, në rënie me 0.34 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Paundi britanik zbriti në 119.37 lekë, 0.1 pikë më pak krahasuar me të premten. Franga zvicerane zbriti në 108.07 lekë, 0.42 lekë më pak krahasuar me mbylljen e javës së kaluar.
Forcimi ndaj monedhës evropiane është përcaktues edhe në raportet me valutat e tjera. Ashtu si euro, edhe valutat e tjera të huaja ndodhen në vlerat më të ulëta të tre muajve të fundit.
Pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit janë të lidhura me rritjen e flukseve hyrëse dhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë, por edhe me politikën e shtrënguar fiskale të qeverisë shqiptare. Flukset e larta hyrëse nga turizmi dhe investimet e huaja direkte e kanë përmirësuar ndjeshëm Bilancin e Pagesave këtë vit.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2023 deficiti kishte vlerën e 323 milionë eurove, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlerësohet se përmirësimi ka vijuar edhe në tremujorin e tretë, i shtyrë sidomos nga shifrat rekord të turizmit hyrës.
Njëlloj siç ndodhi edhe vitin e kaluar, kursi i këmbimit euro-lekë po vazhdon rënien edhe pas sezonit veror. Nëse vitin e kaluar forcimi i lekut u frenua disi nga importet e larta të energjisë elektrike, ndikimi i këtij faktori gjatë vitit është shumë më i ulët.
Madje, të dhënat e deritanishme tregojnë se prodhimi vendas i energjisë e ka tejkaluar konsumin dhe vendi ynë ka qenë eksportues neto. Reshjet e javëve të fundit kanë rritur prurjet e lumenjve, prodhimin e energjisë elektrike dhe kanë nxitur eksportet e saj. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kaluar në pozicion shitës të energjisë dhe gjatë muajit nëntor ka kryer tre procedura të tilla.
Nga ana tjetër, oferta e lekut vazhdon të jetë e shtrënguar, për shkak të kreditimit më të ngadaltë dhe sidomos për shkak të suficitit të larët buxhetor. Në fund të 9-mujorit, suficiti arriti vlerën rekord të 51 miliardë lekëve, ndërsa në fillim të muajit nëntor qeveria vendosi një rishpërndarje të fondeve buxhetore, edhe për shkak të nivelit shumë të ulët të realizimit të shpenzimeve.
Së fundmi, një lëvizje në kahun shtrëngues ndërmori edhe Banka e Shqipërisë, duke rritur normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars. Norma bazë tashmë ka arritur në 3.25%, niveli më i lartë i dekadës së fundit, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës ka paralajmëruar rritje të tjera gjatë muajve të ardhshëm./Monitor
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë ...
Sot, më 13 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e mu...
Sot, më 12 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 le...
Pavarësisht zbehjes së presionit që solli kjo krizë, askus...
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030, popullsia...
Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më s...
Sot, më 11 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97....
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi k...
Sot, më 10 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.6 le...
Raporti tremujor i politikës monetare për tremujorin e kat...
Detyrimet ndaj kompanisë publike të shpërndarjes arrit...
Sot, më 9 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar në muajin tetor, te...
Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. S...
Reforma e skemës së pensioneve është në rishikim me që...
Sot, më 8 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lek...
Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është në rritje p...
Shumë familje në Kosovë po detyrohen të hyjnë borxh në...
2.2 miliardë lekë janë parashikuar në projekt-buxhetin e v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...