2.2 miliardë lekë në buxhetin 2024 për bonusin e bebeve
2.2 miliardë lekë janë parashikuar në projekt-buxhetin e v...

Shumë familje në Kosovë po detyrohen të hyjnë borxh në banka edhe për gjëra ushqimore. Në vitin 2023, një shtesë prej 10% e familjeve jetojnë nën pragun prej 1.85 eurosh në ditë.
Një anketë e realizuar nga UNDP rreth ndikimit të krizës së çmimeve në Kosovë nxjerr të dhëna të frikshme mbi pasojat që pati te shumë familje rritja e pakontrolluar e çmimeve në dy vitet e fundit.
Sipas anketës “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”, 10% e ekonomive familjare në Kosovë ishin dukshëm më të varfra në mes të viteve 2023 dhe 2021.
“Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2023, një shtesë prej 10% e familjeve të anketuara jetonin nën pragun prej 1.85 euro në ditë, kur përshtaten të dhënat për rritjen e çmimeve”, thuhet në anketë.
Duke i përdorur të dhënat e të hyrave dhe kufirin e varfërisë prej 1.85 euro për person në ditë, shkalla e varfërisë në vitin 2023 vlerësohet të jetë 16%, krahasuar me 17.6% në 2022 dhe 14.5% në 2021.
Si pasojë, shumë familje në Kosovë u detyruan të hynë në borxh në banka edhe për gjëra ushqimore.
“Inflacioni ka çuar në rritjen e borxhit në mesin e ekonomive familjare, duke u mbështetur në kredi dhe kartela krediti për t’i përmbushur nevojat financiare. Për të luftuar pasojat e inflacionit në vitin e kaluar 16.1% e të anketuarve kanë përdorur kartela krediti dhe 16.3% e të anketuarve kanë deklaruar se duhet të përdorin kartela krediti ose forma të tjera borxhi për t’i mbuluar shpenzimet e rritura të ekonomive familjare; Vështirësitë financiare janë evidente, me 29% të të anketuarve që i shkurtojnë shpenzimet dhe i vonojnë pagesat e faturave, thuhet në anketë.
Sipas anketës, inflacioni ka ndikuar në mirëqenien mendore dhe sociale, duke shkaktuar ndërprerje në aktivitetet rutinore dhe rritje të stresit, duke çuar në cilësi më të ulët të jetës; 46% deklaruan se stresi dhe ankthi i tyre rriten si rezultat i rritjes së çmimeve (një përqindje më e madhe në mesin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas të Kosovës); 36% raportuan ndikim në marrëdhëniet personale ose jetën shoqërore; dhe 23% janë të shqetësuar për mirëqenien e tyre mendore për shkak të inflacionit.
Kosova nuk ka të dhëna të përditësuara për varfërinë në vend.
Të fundit, të përpiluara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Banka Botërore, janë të vitit 2017.
Sipas tyre, 18% e popullsisë së Kosovës jeton në varfëri, përkatësisht me rreth 2 euro në ditë, kurse 5.1 për qind në varfëri të skajshme apo me më pak se 1.5 euro në ditë.
Një anketë e re e ASK-së është publikuar vitin e kaluar, sipas së cilës, një shpenzim i papritur prej 100 eurosh në muaj do të ishte i përballueshëm për 43% të familjeve në Kosovë. Ndërsa, shpenzimet për një javë pushim larg shtëpisë janë të papërballueshme për 42.7% të familjeve.
Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me shkallë të inflacionit rreth 12%, nga 3.4% sa ka qenë në vitin 2021.
Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 thuhet, mes tjerash, se mirëqenia qytetare do të synohet përmes mbështetjes së grupeve të cenuara dhe ristrukturimit të skemave sociale dhe pensionale.
Hapat që ka marrë deri më tash Qeveria aktuale, përfshijnë: rritjen e pensioneve të pleqërisë, ndarjen e shtesave për fëmijë dhe pagesën e pushimit të lehonisë për nënat e papuna.
Nëse shikohen të dhënat e ASK-së për Bruto Produktin Vendor (BPV), ato tregojnë rritje të standardit.
Sipas tyre, BPV-ja për kokë banori në vitin 2014 ka qenë 2.950 euro, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 5.037 euro.
Po ashtu, numri i familjeve me asistencë sociale ka shënuar rënie. Sipas ASK-së, 20.810 familje kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës në gusht të vitit 2023, që do të thotë 3.817 familje më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Asistencë sociale – nga 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht numrit të anëtarëve – u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.
Me mbi 1.7 milionë banorë, Kosova ka pagën më të ulët minimale në Europë, që varion nga 130 deri në 170 euro në muaj. Paga mesatare në vend është 520 euro./ Revista Monitor
2.2 miliardë lekë janë parashikuar në projekt-buxhetin e v...
Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundi...
Sot, më 7 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.7 lek...
Projektbuxheti 2024 vendos një nivel të ri lidhur me plani...
Leku e ka nisur javën me forcim të mëtejshëm në kursin e k...
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori du...
Sot, më 6 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe k...
Sot, më 5 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Shqipëria ka arritur gjatë këtij viti kreshtën më të lartë...
Sot, më 4 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rë...
Sot, më 3 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka qen...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore...
Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë do të marrë së p...
Sot, më 2 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur s...
Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të i...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...