Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore, sipas së cilës të gjitha institucionet e licencuara të pagesave duhet të raportojnë incidentet madhore. Projektrregullorja vjen në vijim të një vale të sulmeve kibernetike me të cilat sektori financiar dhe financiar është përballur në dy vitet e fundit.
Projektrregullorja “Për raportimin e incidenteve madhore” ka qëllim të përcaktojë kriteret për klasifikimin e incidenteve operacionale ose të sigurisë si incidente madhore, nga ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe formatit të raportimit dhe procedurave që ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet të ndjekin për të njoftuar Bankën e Shqipërisë.
Incidente madhore do të përkufizohen incidentet operacionale ose të sigurisë, që mund të jetë një ngjarje e vetme ose një seri ngjarjesh të lidhura, të paplanifikuara nga ofruesi i shërbimeve të pagesave, që ka ose ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në integritetin, disponueshmërinë, konfidencialitetin ose autenticitetin e shërbimeve të lidhura me pagesat.
Ofruesit e shërbimeve të pagesave vlerësojnë një incident operacional ose të sigurisë, duke konsideruar kritere.
Të tilla do të jenë transaksionet e prekura nga incidenti, për të cilët ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë vlerën totale të tyre, si dhe numrin e pagesave të kompromentuara, si përqindje ndaj nivelit të rregullt të transaksioneve të pagesave të kryera nëpërmjet shërbimeve të pagesave të prekura nga incidenti.
Kriter tjetër do të jetë numri i përdoruesve të shërbimeve të pagesave të prekur nga incidenti, për të cilët ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë numrin e tyre, në vlerë absolute dhe si përqindje ndaj numrit të përgjithshëm të përdoruesve të shërbimeve të pagesave.
Një kriter tjetër do të jetë thyerja e sigurisë së rrjetit ose sistemeve të informacionit, për të cilën ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë nëse ndonjë veprim keqdashës ka kompromentuar sigurinë e rrjetit ose të sistemeve të informacionit që lidhen me ofrimin e shërbimeve të pagesave.
Klasifikimi do të bazohet edhe te kohëzgjatja e ndërprerjes së shërbimeve për të cilën ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë periudhën kohore kur shërbimi ka të ngjarë të mos jetë i disponueshëm për përdoruesin e shërbimeve të pagesave.
Gjithashtu, kriter do të jetë ndikimi ekonomik, për të cilin ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë kostot monetare të lidhura me incidentin në mënyrë tërësore dhe marrin parasysh vlerën absolute, dhe kur është e zbatueshme, edhe rëndësinë relative të këtyre kostove, në raport memadhësinë e ofruesit të shërbimeve të pagesave; niveli i lartë i përshkallëzimit të brendshëm, për të cilin ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë nëse incidenti është raportuar ose ka të ngjarë të raportohet tek drejtuesit ekzekutivë të subjektit; eventualisht, ofruesit e tjerë të shërbimeve të pagesave ose infrastrukturat përkatëse që mund të preken nga incidenti, për të cilët ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë ndikimet sistemike që ka të ngjarë të ketë incidenti, d.m.th. mundësia që efekti i incidentit të përhapet përtej ofruesit të shërbimeve të pagesave të prekur fillimisht, tek ofruesit e tjerë të shërbimeve të pagesave, infrastrukturat e tregut financiar ose skemat e pagesave; ndikimi reputacional, për të cilin ofruesit e shërbimeve të pagesave përcaktojnë se si incidenti mund të cenojë besimin e përdoruesve të shërbimeve të pagesave te vetë ofruesi i shërbimeve të pagesave dhe, në përgjithësi, në shërbimin bazë të ofruar ose në tregun në tërësi.
Ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet të paraqesin raportin fillestar tek Banka e Shqipërisë, brenda 4 orësh nga momenti i klasifikimit të incidentit operacional ose të sigurisë, si incident madhor.
Në vijim, ofruesit e shërbimeve të pagesave duhet i paraqesin Bankës së Shqipërisë raportin e ndërmjetëm, kur veprimtaria e tyre e rregullt është rikuperuar dhe biznesi është kthyer në normalitet, duke njoftuar Bankën e Shqipërisë për këtë rrethanë.
Ofruesit e shërbimeve të pagesave konsiderojnë se biznesi i tyre është kthyer në normalitet, kur operacionet e tyre rikthehen në të njëjtin nivel shërbimi dhe kur masat e emergjencës nuk janë më në fuqi.
Raporti i ndërmjetëm duhet të përmbajë një përshkrim më të detajuar të incidentit dhe pasojave të tij. Në rastin kur veprimtaria e rregullt nuk është rikuperuar, ofruesit e shërbimeve të pagesave i paraqesin Bankës së Shqipërisë një raport të ndërmjetëm, brenda 3 ditë pune nga data e paraqitjes së raportit fillestar.
Në një fazë të tretë, ofruesit e shërbimeve të pagesave i paraqesin Bankës së Shqipërisë një raport përfundimtar, pasi të jetë kryer analiza e shkakut bazë të incidentit dhe kur ka shifra reale në dispozicion për të zëvendësuar çdo vlerësim paraprak.
Ofruesit e shërbimeve të pagesave paraqesin raportin përfundimtar në Bankën e Shqipërisë, brenda një periudhe kohe maksimale prej 20 ditë pune, pasi biznesi të konsiderohet si i rikthyer në normalitet./ Revista Monitor
Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë do të marrë së p...
Sot, më 2 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur s...
Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të i...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë n...
Në vitin 2024, në buxhetin e shtetit pritet të arkëtohen 6...
Sot, më 1 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 lek...
Qeveria ka publikuar projekt-buxhetin për vitin 2024. ...
Borxhi i huaj i nënshkruar i patërhequr arriti mbi 1 milia...
Buxheti i pushtetit vendor është përkeqësuar ndjeshëm ...
Personat e arsimuar në vendin tonë po përballen me mundësi t...
Investimet e huaja direkte janë punëdhënës të rëndësishëm ...
Sot, më 31 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 lek...
Qyteti i Korçës do të ketë një kampus të ri universitar, i...
Emigrimi i lartë i popullsisë nga zonat e veriut, sido...
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në ankandin e fu...
Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në...
Sot, më 30 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...